LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do t’ia dalë Gjermania të ulë tensionet midis Greqisë dhe Turqisë?

21 Shtator 2023, 08:51, Kosova & Bota Ronald Meinardus
A do t’ia dalë Gjermania të ulë tensionet midis
Foto ilustruese

Qeveria gjermane po vëzhgon me shumë vëmendje zhvillimet dinamike në marrëdhëniet dypalëshe greko-turke. “Ne i mirëpresim bisedimet midis autoriteteve greke dhe turke”, -u deklarua nga Berlini zyrtar vetëm pak orë pas takimit të Ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Turqisë në Ankara në fillim të këtij muaji.

Deklarata theksonte më tej se “qeveria gjermane ka punuar intensivisht për një dialog të tillë, dhe i ka inkurajuar të dyja palët që ta bëjnë këtë”. Mesazhi është i qartë: për Berlinin lehtësimi aktual i tensioneve në marrëdhëniet greko-turke, është gjithashtu një sukses i diplomacisë gjermane.

Dhe ky vlerësim nuk është i pabazë. Sepse për vite me radhë, Berlini është angazhuar vazhdimisht dhe pa shumë bujë për arritjen e një zgjidhje politike midis Athinës dhe Ankarasë. Përfshirja diplomatike e Gjermanisë në këtë mosmarrëveshje, arriti kulmin në vitin 2020, kur tensionet mbi zonat e diskutueshme detare në Mesdheun Lindor, dolën thuajse jashtë kontrollit.

Ajo u qetësua jo vetëm për shkak të një ndërhyrjeje të fortë politike nga kancelarja e atëhershme Angela Merkel.

Por nën drejtimin e kancelarit aktual gjerman Olaf Sholc, parandalimi i një përshkallëzimi të situatës në Mesdheun Lindor dhe Detin Egje, apo për ta thënë disi më pozitivisht, një zbutje të qëndrueshme të tensioneve midis Ankarasëdhe Athinës, mbetet një nga synimet kryesore të politikës së jashtme gjermane.

A do t’ia dalë Gjermania të ulë tensionet midis

Dhe ndërhyrja e Berlinit ishte efektive dhjetorin e vitit të kaluar, kur falë një nisme të Berlinit - të zhvilluar larg vëmendjes së publikut dhe medias - zyrtarë të lartë nga Athina dhe Ankaraja u takuan në Bruksel dhe ranë dakord të rifillojnë dialogun midis tyre, i cili në atë moment ishte bllokuar.

Berlini dha një kontribut të madh për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e lënë pas politikën e moskomunikimit me Micotaqis, dhe ndikuar që Athina dhe Ankaraja të rikthehen në tryezën e negociatave. Kur bëhet një vlerësim i rolit të Gjermanisë në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, është e rëndësishme që ajo të mos synojë të ndikojë mbi thelbin e negociatave.

Fjala është për procedurën, dhe jo për thelbin:qëllimi i Berlinit është që të dyja palët të ulen në tryezën e bisedimeve, dhe të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciproke.  

“Ne nuk marrim qëndrime ligjore, pasi nuk jemi arbitra. Prandaj, nuk mund të ketë qëndrim të Berlinit. U takon palëve të arrijnë një marrëveshje”- shprehet një diplomat në Berlin.

Ky neutralitet, të cilin kritikët në Greqi e denoncojnë si një “politikë të distancave të barabarta”, është një parakusht për ndërmjetësim të suksesshëm.

“Në rast se ne u themi turqve se ‘Ju keni gabuar’, do të arrijmë pikërisht të kundërtën në Ankara, dhe do e përshkallëzojmë konfliktin”- shton diplomati.

Ndërhyrja e Berlinit ishte efektive dhjetorin e kaluar kur falë një iniciative gjermane, zyrtarë të lartë nga Athina dhe Ankaraja u takuan në Bruksel dhe ranë dakord të rifillonin dialogun e tyre të ngrirë. Krahas neutralitetit, fshehtësia është një parim i dytë i ndërmjetësimit diplomatik gjerman.

A do t’ia dalë Gjermania të ulë tensionet midis

Në këtë sfond, nuk është për t’u habitur pse flitet shumë pak rolin e Gjermanisë në përplasjet greko-turke. Në asnjë moment, qeveria gjermane nuk është deklaruar publikisht mbi detajet që çojnë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis Greqisë dhe Turqisë.

Megjithatë, tej qëndrimit zyrtar diplomatët gjermanë kanë thënë se një zgjidhje përmes arbitrazhit, mundësisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, do të ishte zgjidhja më e mirë.

“Ne mendojmë se qasja është e mirë, është që të dyja palët t’i çojnë mosmarrëveshjet midis tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”- më tha një tjetër diplomat gjerman në një bisedë konfidenciale.

Duke qenë fuqia kryesore ekonomike e Evropës, Gjermania ka qenë tradicionalisht e interesuar për stabilitetin e partnerëve të saj kryesorë ekonomikë. Evropa Juglindore dhe Mesdheu Lindor, kanë një rëndësi strategjike për Gjermaninë. Kjo rëndësi vetëm sa është shtuar pas luftës në Ukrainë.

A do t’ia dalë Gjermania të ulë tensionet midis

“Ne ndihemi të detyruar të sigurojmë një marrëdhënie të mirë midis palëve të përfshira në Egje dhe jemi gjithmonë partnerë në këtë aspekt. Dhe do të mbetemi të tillë edhe në të ardhmen”-deklaroi kancelari gjerman Olaf Sholc në mesin e muajit korrik.

Politikë-bërësit në Berlin, janë të vetëdijshëm se nuk pritet të ketë një sheshim të shpejtë të mosmarrëveshjeve greko-turke.

“Për këtë mund të duhen dekada. Por deri atëherë, ne duhet të sigurohemi që ata të mos qëllojnë ndaj njëri-tjetrit”- më tha burimi im në Ministrinë e Jashtme gjermane.

Shënim:Ronald Meinardus, studiues dhe koordinator i projekteve kërkimore mbi marrëdhëniet greko-gjermane në Fondacionin Helen për Politikën Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP)./ Përshtatur nga CNA

Lajmet e fundit nga