web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri i ri, Partizani studion tregun e huaj

2026-05-23 18:18:00, Sport CNA

Trajneri i ri, Partizani studion tregun e huaj

Partizani po vazhdon kërkimet për trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit synojnë të shmangin problemet e sezonit të kaluar, kur në pankinë u alternuan tre trajnerë. Së fundmi është përmendur edhe emri i Bledi Shkëmbit si një alternativë e mundshme për stolin e të kuqve, por aktualisht nuk ka negociata konkrete mes palëve.

Në ambientin e klubit vazhdon të mbetet prioritet emërimi i një trajneri të huaj. Emri që konsiderohet më pranë pankinës së Partizanit është ai i kroatit Zoran Zekic, i cili e ka drejtuar skuadrën edhe në vitin 2023.

Drejtuesit besojnë se eksperienca e tij dhe njohja me ambientin mund të ndihmojnë ekipin për të rikthyer stabilitetin. Zekic vjen pas eksperiencës së fundit te Sarajevo në Bosnje, ndërsa klubi boshnjak po tenton rikthimin e tij në stol.

Partizani po vazhdon kontaktet me trajnerin kroat, me synimin për të mbyllur sa më shpejt çështjen e pankinës dhe më pas për të nisur ndërtimin e skuadrës.





Lajmet e fundit nga