web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayern mposht edhe Union Berlin, Frankfurt shkatërron Bochum-in

2024-11-02 17:53:00, Sport CNA
Bayern mposht edhe Union Berlin, Frankfurt shkatërron Bochum-in
Bayern Munich

Këtë të shtunë nisi raundi i nëntë i Bundesliga-s.

Bayern Munich vazhdon rrugëtimin pozitiv, teksa mori një fitore të pastër 3-0 ndaj Union Berlin-it në shtëpi.

Sfida e luajtur në “Allianz Arena” u zhbllokua në minutën e 15’, kur Kane shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa Coman dyfishoi avantazhin e bavarezëve me golin e realizuar në minutën e 43’.

Ky takim u vulos në nisje të fraksionit të dytë, me Kane që shënoi golin e tretë për ekipin e trajnerit Vincent Kompany.

3-0 dhe Bayern Munich kryeson Bundesliga-n me 23 pikë, teksa Union Berlin renditet në vend të gjashtë me 15 pikë.

Sa u përket takimeve të tjera që u luajtën pasditen e kësaj të shtune, Eintracht Frankfurt-Bochum u mbyll me rezultatin 7-2, Hoffenheim-St. Pauli u mbyll me rezultatin 0-2, Holstein Kiel-Heidenheim u mbyll me rezultatin 1-0, teksa Wolfsburg-Augsburg u mbyll me barazimin 1-1./CNA





Lajmet e fundit nga