web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/

2023-11-01 14:25:00, Politikë CNA

VIDEO/

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ka pasur sërish një përplasje në korridor mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.

Teksa Lindita Nikolla dilte nga mbledhja, ku u prezantua projekt-buxheti i vitit 2024, Gazment Bardhi i doli përpara duke i thënë se duhet t’i vijë turp, pasi parlamenti nuk është vila e saj.

“Pse s’u mbyllët atje një orë më para? Kryetare ky është parlamenti? Si mund ta bllokosh? Parlament privat është ky? Është parlamenti i popullit, nuk është vila jote me lekët e korrupsionit, të të vijë turp të vijë”, u shpreh Gazment Bardhi. 

Në orën 10:00 të mëngjesit të së mërkurës, deputetë të Partisë Demokratike bllokuan sallën e Konferencës së Kryetarëve e nuk kanë lejuar që të zhvillohet mbledhja.

Një ditë më parë, Komisioni i Etikës mori vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve, konkretisht Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi.

Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi. Sakaq ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore./CNA

 

 

 





13:23 POLITICS

Çështja

Ish-ministri Pandeli Majko ka reaguar për çështjen e p...

Lajmet e fundit nga