web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk u paraqit sot në SPAK/ Rakip Suli: Ftesa më erdhi ndryshe

2023-11-01 12:59:00, Politikë CNA
Nuk u paraqit sot në SPAK/ Rakip Suli: Ftesa më erdhi ndryshe
Rakip Suli

Të mërkurën u shty data e marrjes në pyetje nga SPAK-u për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli. Mësohet se kryebashkiaku socialist do të merret në pyetje në SPAK në datën 6 nëntor ora 11:00.

Kryebashkikau nuk u paraqit sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kur ishte caktuar seanca ndaj tij.

Si pasojë seanca nuk u zhvillua dhe SPAK vendosi t’i dërgojë edhe një ftesë tjetër Sulit, ku i kërkon të paraqitet në 6 nëntor.

Në lidhje me mosparaqitjen në SPAK Suli është shpehur se i ishte vendosur një orar tjetër:

“Nuk e shmanga kërkesën e SPAK-ut . Por ftesa më erdhi në 12.30, ndërkohë që më kërkonin për në 12”, është shprehur ai për gazetaren Anila Hoxha.

Në komunikimin me gazetaren, Suli u shpreh se do të paraqitet në SPAK më 6 nëntor. 

Më herët, Prokuroria e Posaçme i ka dërguar fletëthirrje kreut të Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulit, pas kallëzimeve për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Deri më tani në Prokurorinë e Posaçme janë thirrur 4 zyrtarë. Pas hetimeve ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit me praktikat e Ds1 Ds2 Ds3 Ds4 Ds5./CNA

 

 





13:23 POLITICS

Çështja

Ish-ministri Pandeli Majko ka reaguar për çështjen e p...

Lajmet e fundit nga