
Ish-ministri Pandeli Majko ka reaguar për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën është vendosur masa "detyrim paraqitje" për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe masa "arrest me burg" për Jamarbër Malltezin.
Ai shprehet në një postim në rrjetet sociale se ka kundërshtuar angazhimin për privatizimin e Klubit “Partizani”, por theksoi se këtë gjë e ka bërë gojarisht dhe jo me shkresë.
Ai sqaron se ku ka mbajtur detyrën si ministër i Mbrojtjes, ka nxjerrë një urdhër që ndalonte çdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike.
"E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Vec arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte cdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike", shprehet ndër të tjera Majko.
Në reagimin e tij, Majko përmend edhe Panajot Panon dhe brezin e tij, ku thekson se po të ishin gjallë nuk do na falnin shkatërrimin e Klubit “Partizani".
Reagimi i plotë:
EDHE PER PARTIZANIN E PANAJOT PANOS/ Nga media po shoh komente kontradiktore lidhur me faktin se procesi i privatizimit të Klubit “Partizani" ka filluar në periudhën e qeverisjes së Partisë Socialiste.
Dje, për këtë cështje është aluduar se jam angazhuar zyrtarisht (me shkresa), në këtë cështje si ministër i mbrojtjes i qeverisjes socialiste, deri në vitin 2005. Shih linkun https://www.cna.al/.../argita-malltezi-zbulon-komunikimet...
Ndërkaq, para disa ditësh, pasardhësi im, si ministër në qeverisjen e PD, zoti Mediu, ka deklaruar se "indicja" e privatizimit të Klubit “Partizani” ka filluar pasi ai është detyruar të kthejë një përgjigje të pakthyer nga ana ime, ndaj zotit Angjeli që u zëvendësua nga zoti Genc Ruli… Shih Linkun https://www.syri.net/.../fatmir-mediu-procesin-e.../
Tani, ose njëra, ose tjetra, janë të vërteta! Të dyja nuk shkojnë bashkë!
E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Vec arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte cdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike.
Mirëkuptoj cdo lapsus, por në cdo rast dëshiroj të sqaroj, se pavarësisht kundërshtimit tim, procesi (në tentativë) i nisur në qeverisjen socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e Klubit “Partizani” por kalimin e menaxhimit tek sponsori i Klubit! Ky Klub kishte peshën e Juventusit apo Realit të Madridit në historinë e futbollit shqiptar! Ai ishte pjesë e kujtesës kolektive që na bën këta që jemi!
Panajot Pano dhe brezi i tij, po të ishte gjallë nuk do na e falte shkatërrimin Klubit “Partizani", i cili ishte një pasuri publike dhe pjesë e historisë së Shqipërisë. Ky klub sportiv, sot ekziston vec falë insjativës private.
Panajot Panos dhe shokëve të tij, ja kemi borxh ndjesën. Ata lanë pas një histori që vlen të kujtohet për “pronarët" e futbollit shqiptar.
Ju prishën fushën, ku u bënë ata që ishin! Edhe nga fotot bardh e zi, na buzëqeshin për të na kujtuar se…historia nuk është vec pallat! Sigurisht!/CNA
The Minister of the Interior, Taulant Balla, during th...
Me debate të shuma është shoqëruar sot mbledhja e Komision...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, appeared today a...
Argita Malltezi, the daughter of the former Prime Minister...
Argita Malltezi, the daughter of former prime minister...
SP MP Blendi Klosi and DP Flamur Noka debated fiercely on ...
The daughter of former Prime Minister Sali Berisha, Argita...
Former MP Belind Kelliçi commented on today's developm...
The opposition leader, Lulzim Basha, is known as one of th...
The deputy of Lulzim Basha, Kreshnik Çollaku, has reac...
This Monday's plenary session lasted only 45 minutes and t...
The opposition created tensions and debates during the ple...
Former Prime Minister Sali Berisha denounced the publi...
The head of the SP Parliamentary Group, Bledi Çuçi, sa...
Freedom Party MP Monika Kryemadhi was asked by journalists...
Bledi Çuçi reacted after the closing of today's plenar...
PL MP, Monika Kryemadhi came out in support of former ...
Deputies Vullnet Sina and Bledjon Nallbati physically coll...
The MP of the Freedom Party, Monika Kryemadhi, spoke t...
The socialist MP Florenc Spaho addressed the democratic MP...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The price of gold fell to its lowest level in more than si...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...