web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Padia ndaj Nallbatit/ Berisha: Nuk habitem, SPAK është i lidhur me bandat e krimit

2023-11-01 11:13:00, Politikë CNA
Padia ndaj Nallbatit/ Berisha: Nuk habitem, SPAK është i lidhur me
Sali Berisha

Pas tensioneve të krijuara në Konferencën e Kryetarëve, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh për mediat se nuk është i habitur aspak nga padia e PS-së ndaj deputetit Bledion Nallbati në SPAK për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Vullnet Sinaj. 

Ai theksoi se SPAK është totalisht nën këmbët e Edi Ramës dhe bashkëpunon me bandat e krimit. 


"Kjo bejtejë është për secilin prej ju, për fëmijët tuaj, për të drejtat tuaja. Nuk mund të rrimë në parlament si rrogëtar. Sot grupi bllokoi mbledhjen e Kryesisë më kërkesën që të plotësohen kërkesat tona kushtetuese. Këto zonjë po i bën Edi Rama, Rama të zbatojë Kushtetutën në parlament, krijoi këto kushte që ne të braktisnim parlamentin. Qëndrimi ynë është një respeket ndaj ligjeve të vendit. Një gjë u siguroj, ne nuk dorëzohemi, ne nga parlamenti nuk largohemi dhe do të mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit. SPAK funksionin i tëri nën këmbët e Edi Ramës, me fabrikime falsifikime kriminale, me lidhje me bandat dhe krimit. Nuk ka asnjë lloj habie se pse këta i drejtohet tani SPAK-it të partisë", u shpreh Berisha./CNA 

 

 





13:23 POLITICS

Çështja

Ish-ministri Pandeli Majko ka reaguar për çështjen e p...

Lajmet e fundit nga