web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla jep lajmin e mirë: 100 banesat e para për policët do jepen brenda 2023, rritje pagash vitin e ardhshëm

2023-11-01 09:08:00, Politikë CNA
Balla jep lajmin e mirë: 100 banesat e para për policët do jepen
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh gjatë prezantimit të masave të reja për Sigurinë Publike, se do të ashpërsohet Kodi Penal për të gjithë shkelësit e ligjit.  

Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm nënvizoi se do u kthehet policëve dinjiteti që meritojnë. Ai dha lajmin e mirë se brenda vitit 2023 do t'u shpërndahen 100 banesat e para për policët. Balla premtoi gjithashtu se me buxhetin e vitit 2024 do ketë edhe rritje për pagat për efektivët e policisë. 

"Të vendosim një standard të ri ndaj kujdo që vë dorë mbi Policinë. Për këtë do të kërkoj edhe mbështetjen e drejtësisë. Do të përformcojmë Kodin Penal. Në këtë gjithë takimet që kam pasur deri tani, kam bërë sa mundem tju garantoj se meraku që më shoqëron çdo ditë lidhet me dinjitetin e punonjësit të policisë së shtetit. Do të ketë ndryshime që nga kushtet financiare dhe kushtet e strehimit. Tani kemi gati 100 banesat e para që do të shpërndahen brenda vitit 2023. 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 banesa të tjera për 2025. Buxheti i vitit të ri 2024 na jep mundësinë që të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në policinë ë shtetit. Duhet të respektohet Kodi i Etikës dhe ligjit", u shpreh Balla./CNA





13:23 POLITICS

Çështja

Ish-ministri Pandeli Majko ka reaguar për çështjen e p...

Lajmet e fundit nga