Basha i kapur me video duke bashkëpunuar me socialistët/ Paralajmëron gazetari: Do të tmerroheni
Gazetari Çim Peka ka paralajmëruar se së shpejti do të pub...

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie të Kamzës, Arjan Hoxha, ka hedhur akuza ndaj kreut aktual të bashkisë, Rakip Suli.
Në një deklaratë për mediat, Hoxha është shprehur se PS dhe Rakip Suli kanë shkatërruar sistemin e meritokracisë.
Sipas vendimit nr. 266/15 të 27 dhjetorit të Komisionerit, deklaron Hoxha, Bashkia Kamzë ka emëruar në shërbimin civil, në kundërshtim me ligjin, të paktën 65 nëpunës.
Ndër të tjera ai është shprehur se 14 maji është dita kur administrata do t'u kthehet sërish profesionistëve.
Deklarata e plotë nga Arjan Hoxha
Qeverisja e Kamzës dhe Paskuqanit nuk mund t’i besohet më Rakip Sulit dhe PS. Ka shkatërruar sistemin e meritokracisë. 14 maji, dita kur administrata do t’i kthehet sërish profesionistëve.
Ajo që Partia Demokratike ka përsëritur dhe qytetarët e Kamzës kanë konstatuar, politizimin dhe paligjshmërinë që ka uzurpuar Bashkinë e Kamzës lidhur me punësimet në administratë, tashmë është konfirmuar nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
Sipas vendimit nr. 266/15 të 27 dhjetorit të Komisionerit, Bashkia Kamzë ka emëruar në shërbimin civil, në kundërshtim me ligjin, të paktën 65 nëpunës.
Për të gjithë këta nëpunës, Komisioneri ka ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të akteve të emërimit në shërbimin civil, pasi 59 nëpunës janë emëruar në kundërshtim të hapur dhe flagrant me procedurën e parashikuar në ligj, ndërsa gjashtë nëpunës të tjerë, janë promovuar në pozicione më të larta në shërbimin civil, po në kundërshtim me ligjin.
Prej paaftësisë së Rakip Sulit për të qeverisur Kamzën, qyteti është duke u boshatisur dhe veçanërisht, të rinjtë, janë duke u larguar.
Kur përgjegjës të çështjeve që lidhen me arsimin, rininë dhe sportet apo drejtor i këtij sektori është një person i emëruar, që për meritë të vetme ka teserën e Partisë Socialiste, dhe që emërohet në atë pozicion në kundërshtim me çdo procedurë që parashikon legjislacioni në fuqi për shërbimin civil, nuk ka asnjë mundësi që një i ri të planifikojë dhe të ndërtojë të ardhmen në Kamzë.
Për aq kohë sa në krye të drejtorive më të rëndësishme si ajo e prokurimeve, projekteve dhe investimeve vendosen militantë, dhe jo individë të arsimuar dhe të kualifikuar, pasuria publike nuk mund të mirë administrohet apo të përdoret me eficencë dhe as qyteti nuk mund të zhvillohet nëpërmjet investimeve.
Qeverisja e Kamzës dhe Paskuqanit nuk mund t’i besohet më Rakip Sulit dhe Partisë Socialiste, të cilët duke larguar profesionistët nga administrata publike dhe duke shkatërruar sistemin e meritokracisë dhe ligjshmërisë në pranimin në shërbimin civil, e kthyen administratën publike në një strukturë partiake, duke e kthyer mbështetjen sociale përmes skemave të strehimit dhe ndihmës ekonomike në mjet ndëshkues ndaj të gjithë atyre qytetarëve që mendojnë ndryshe.
Përfytyroni që një ditë të jeni specialist i sektorit të licensave në një institucion dhe ditën tjetër, të zgjoheni si veterineri i këtij institucioni. Gjithkush, madje edhe ne do të dëshironim që kjo të ishte një shaka, por në fakt, ky është realiteti absurd i Bashkisë së Kamzës nën drejtimin e Rakip Sulit, realitet i cili tashmë është provuar nga ana e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
Të dashur qytetarë të Kamzës dhe Paskuqanit, 14 maji është dita kur, përmes votës suaj, paligjshmëria e Kryetarit të zgjedhur vetëm me 6% të votave do të marrë fund.
14 maji është dita kur, administrata e Bashkisë së Kamzës do t’i kthehet sërish profesionistëve, pa kurrë farë dallimi, por vetëm duke u bazuar mbi parimin e meritokracisë dhe me qëllimin e vetëm, ndërtimin e një administrate profesioniste, me integritet moral dhe të paanshme politikisht.
Dhe në të njëjtën ditë që administrata do t’ju kthehet profesionistëve, qytetarëve do t’ju rikthehet Bashkia e Kamzës, bashkë me shërbimet cilësore, nga të cilat do të përfitojë çdo qytetar dhe banor i Bashkisë.
Të dashur qytetarë,
14 maji nuk do të jetë vetëm dita e fitores mbi regjimin e Ramës dhe kujdestarin e tij në Kamzë Rakip Suli, por dhe dita në të cilën do të fitojë Bashkia e Kamzës, nëpunësit profesionistë dhe të gjithë banorët e Kamzës dhe Paskuqanit.
Gazetari Çim Peka ka paralajmëruar se së shpejti do të pub...
Sot Indrit Sefa doli dhe deklaroi që PD-ja tërhiqet nga an...
Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Part...
Sot në Gjykatën e Apelit mbahet seanca për vulën e PD-së. ...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka hedhur një sërë akuzash nda...
Gazetari Blendi Fevziu është shprehur për kreun e përçarës...
Ilir Meta i PL-së, ka hyrë në botën e iluzioneve. Meta...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili është n...
Në tetor të vitit 2022, ish-presidenti Ilir Meta prano...
Pasditen e sotme Kuvendi filloi punimet e sesionit X. ...
Kohët e fundit Partia e Lirisë ka humbur disa deputetë, me...
Lulzim Basha, i cili njihet ndryshe si ekselenti i gjumit,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vënë në ...
Ervin Salianji duket se nuk i ka gjetur dot 3 firmat q...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryetari i Partisë Dmeokrat...
Vetëm disa minuta pasi pati filluar seanca parlamentare, n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka nisur ses...
Deputeti Ervin Salianji, i cili njihet ndryshe si “Bab...
Në çelje të sesionit të ri parlamentar po ravijëzohen paza...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...