web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Topollaj: Opozita shkaktare për qëndrimin 10 vjet të Ramës në pushtet

2023-07-02 14:17:00, Politikë CNA
Topollaj: Opozita shkaktare për qëndrimin 10 vjet të Ramës
Anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Fabian Topollaj

Anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Fabian Topollaj deklaroi se shkaku që Kryeministri Edi Rama po qëndron kaq gjatë në pushtet është drejtëpërdrejtë opozita shqiptare.

Gjatë një interviste televizive Topollai tha se LZHK por dhe formacione të tjera politike kanë si qëllim krijimin e një opozite alternative ndryshe nga ajo që shqiptarët janë mësuar të shohin.

Sipas tij kjo ide është mbështetur nga rreth 30.000 qytetarë me anë të votës në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Bindja Denokratike ka konkuruar vetëm për këshillat bashkiak.

Kemi marre nje rezultat te kënaqshëm.

Ideja qe kemi prezantruar ne është mbeshtetur nga 30000 mije qytetarë.

Ideja jonë është të kemi në Shqipëri një opozitë alternative.

Për fat të mirë LZHK  ka ofruar nje opozte ndryshe por këtë gjë e kanë bërë dhe formacione të tjera.

 Opozita shkaktare për qëndrimin 10 vjet të Ramës në pushtet.”-u shpreh Topollaj./ CNA





Lajmet e fundit nga