web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Toleranca zero ndaj korrupsionit”/ Këlliçi flet pas bujës së madhe me posterin

2023-04-28 09:31:00, Politikë CNA
“Toleranca zero ndaj korrupsionit”/ Këlliçi flet pas
Belind Këlliçi

“Luftë me tolerancë zero dhe realizim të 5 prioriteteve për Tiranën”, ishte mesazhi kryesor që dha kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e kryeqytetit, Belind Këlliçi gjatë një takimi me banorët e Njësisë Nr.7.

Në prani të qindra qytetarëve te “Fusha e Aviacionit”, Belind Këlliçi e nisi fjalën me një përgjigje për furtunën në gotë, që shkaktoi posteri i tij kundër korrupsionit.

Ai deklaroi para qytetarëve se nuk tërhiqet nga zotimi i tij për të luftuar korrupsionin dhe modelin Eiron Veliaj, dhe lidhjet e tij me aferat e abuzimin me postin.

Ndër të tjera theksoi se do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Ai posteri im i gishtave i ka mërzitur shumë njerëzit...i ka mërzitur shumë që unë i kam nxjerr zemrën qytetarëve, dhe i kam nxjerr gishtin korrupsionit. Janë mërzitur të gjithë hipokritët që jetojnë në Tiranë, që punojnë në Tiranë.

Analistët e mediave, që mbrojnë nga mëngjesi deri në darkë korrupsionin, që mbrojnë inceneratorët fantazëm, që janë të gatshëm të thonë se kanë hypur në trenin elektrik të Erion Veliajt, që janë të gatshëm të dalin në media dhe të na numërojnë 1 milionë pemët e Erion Veliajt.

Sistemi që është ngritur sot në Tiranë, që është krejt i kalbur, korruptiv, i bazuar në lidhjet më okulte të kryetarit të Bashkisë me Ndraghetën italiane, të kryetarit të bashkisë me mafien e ndërtimit, ne bashkë do ta zhbëjmë në 14 maj.

Ua them dhe njëherë, që pas datën 14 maj, do zhvilloj një luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, pa etikë dhe me gishtat ngritur ndaj vjedhjeve në bashkinë e Tiranës”, është shprehur Këlliçi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga