web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK kërkon

2023-12-12 12:46:00, Politikë CNA

 

SPAK kërkon
Sali Berisha

 

Pak minuta pasi u publikua në media shkresa e SPAK ku i kërkon Kuvendit autorizimin për "arrest shtëpie" për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky i fundit ka dalë në një konferencë për mediat. 

Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçit dhe Erion Veliajt për aferën e inceneratorit të Tiranës. Sipas tij, Veliaj është personi përgjegjës për këtë aferë korruptive. 

Berisha nuk ka komentuar ende shkresën që kreu i SPAK i ka dërguar Kuvendit për Berishën për "dhënien e autorizimitpër arrestimin heqjen e lirisë së deputetit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë”.

"Mbrëmë ishte një natë në të cilën mediat e vendit në përgjegjësi të plotë para publikut shqiotar dhe ndërkombëtar faktuan në mnyërën më të pakundërshtueshme se të amnistuarit e SPAK të partisë janë njëkohësisht autorët kryesorë të vjedhjes së shekkulit, konkretisht Rama, Agaçi dhe Veliaj. Veliaj falsifikoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Veliaj është personi kryesor përgjegjës për këtë aferë korruptive. Veliaj është përgjegjës direkt për depozitimin e dherave, nuk ka kryer asnjë shpronësim", u shpreh Berisha./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga