web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi për aferën e inceneratorëve: Në ditët në vijim, fakte që fundosin Taulant Tushën

2023-12-11 13:19:00, Politikë CNA

Paralajmërimi për aferën e inceneratorëve: Në

Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së i bëri thirrje SPAK që të thellojë hetmet për inceneratorin e Tiranës, pasi koka e kësaj afere është Erion Veliaj. 

Ai paralajmërpo se në ditët në vijin do të sjellin fakte që rëndojnë pozitën e Taulant Tushës. 

"Ne e kemi denoncuar prej 6 muajsh që një nga drejtorët në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha ishte dakordësuar për të bërë burgun për Erion Veliajn, por dua sërish që t'i bëj thirrje organit të akuzës që të thellohet në hetim. Nuk mundet që prokurori i çështjes të mosh shohë faktet dhe provat  të shkruara të zezë mbi të bardhë në vendimin për arrestimin e Ahmetajt. Në ditët në vijim do të sjellim fakte që rëndojnë pozitën e Taulant Tushës, janë hequr fakte nga dosja, Nuk mundet që ogazani i akuzës ta mbyllë këtë dosje me arrestim zyrtarësh. Koka e inceneratorit të Tianës e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj", u shpreh Këlliçi. 

Gjatë fjalës së tij ish-deputeti i PD-së sqaroi se është se në 109 faqe të vendimit të datës 7 dhjetor, emri i Erion Veliajt nuk përmendet edhe pse ka fakte dhe prova. 

"Konstatohet një mbyllje total të syve të SPAK ndaj kryetarit  të bashkisë Tiranë.  Dosja hetimore për Arben Ahmetaj ka informaciomë më të detajuar që rëndojnë akuzën penalë ndaj Erion Veliaj, por këto faktë mungojnë në dosjen e inceneratorit të Tiranës", u shpreh Këlliçi/ CNA





Lajmet e fundit nga