web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DENONCIMI: Qeveria i fali koncesionarit të inceneratorit të Tiranës 8.5 milionë euro

2023-12-12 10:19:00, Politikë CNA
DENONCIMI: Qeveria i fali koncesionarit të inceneratorit të
Inceneratori i Tiranës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një konferecë për mediat denoncoi se qeveria Rama i ka falur koncesionarit të inceneratorit të Tiranës 8.5 milionë euro.

"Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore dhe sipas Kryemadhi, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro. Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante", u shpreh deputetja.

Në fjalën e saj ajo nënvizoi se kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk i ka “dalë dot për zot llogaridhënies shkresore që ajo i kërkuar.

"Nuk i ka dalë për zot dot, firmës që ka hedhur dhe as pagesave që ka kryer", u shpreh ajo.

Sipas Kryemadhit, Veliaj ka gënjyer në komisionin hetimor për inceneratorët, dhe ka udhëzuar në cilësinë e sekretarit politik të partisë socialiste për qarkun Tiranë, edhe kryetarët e bashkive Vorë e Rrogozhinë që të mos kthejnë përgjigje ndaj Kryemadhit për pagesat e Bashkisë ndaj Inceneratorit të Tiranës./CNA





Lajmet e fundit nga