web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Pse Rama i quajti shpifës, përhapës paniku dhe gjobaxhinj Top Channel

2022-07-20 17:20:00, Politikë CNA
Shënim/ Pse Rama i quajti shpifës, përhapës paniku dhe
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashër sot Top Channel, pas publikimit të një lajmi fake, lidhur me sulmi kibernetik ndaj e-Albania.

Duke mos cituar asnjë burim, një lajm që nuk e shikon as nga studentët fillestarë të gazetarisë, dhe jo më në një television kombëtarë, Top Channel, pretendon se hakerat kanë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollar për të liruar sitemin.

Duke e konsideruar Top Channel, si një bandë digjitale gjobaxhie, Rama i ka hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa thekson se pas sulmit të hakerave qëndron një shtet tjetër.

?Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!?, shkruan Rama.

Kështu kreu i qeverisë thekson edhe njëherë atë që është thënë jo pak herë nga shumë personazhe publikë, që Top Channel është një televizion që vë gjoba për interesa vetjakë.

Por nuk ka mjaftuar vetëm, kaq, Top Channel, ka vijuar manovrat, duke e ndryshuar lajmin disa herë, çka mund të vërtetohet dhe nga fotot e mëposhtme, ku në pak minuta lajmi është ndryshuar 3 herë.

Nuk është hera e parë që Top Channel merr akuza për shpifje dhe gjoba. Gazetari Endrit Habilaj e ka akuzuar vetë, Vjollca Hoxhën për gjoba ndaj biznesit.

Ndërkohë që CNA.al,  pak ditë më parë e nxorri shpifës emisionin ?Fiks Fare?. Për interesat e historive rozë të Vjollca Hoxhës, ?Fiks Fare? ka sulmuar ashpër bisnesmenin Arben Reli, duke mos kursyer shpifjet dhe mashtrimet, ndërsa kanë përdorur të dhënat zyrtare të një personi tjetër./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga