web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria merr 75 milionë euro borxh për trajtimin e ujërave të ndotura që derdhen në Vjosë

2024-03-27 13:30:00, Politikë CNA
Qeveria merr 75 milionë euro borxh për trajtimin e ujërave
Mirela Kumbaro

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Turizimit Mirela Kumbaro u shpreh se qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Ndërkombëatre për Zhvillim dhe Rindërtimin për trajtimin e ujërave të ndotura për bashkitë që lagen nga Lumi i Vjosës.

Sipas Kumbaros janë 480 klimotrava vijë ujore sot që për shkak të aktivitetit njerëzor, ujërat e ndotura derdhen në Lumin e Vjosës.

Kumbaro sqaroi se marrëveshja do të ratifikohet edhe në parlament. 

"Dua të ndaj me ju një vendim të rëndësishëm pasi miratuan një marrëveshjeve kredie me Banken Botërore, me Bankën Ndërkombëatre për Zhvillim dhe Rindërtimin për 75 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura për bashkitë që lagen nga Lumi i Vjosës. Janë 480 klimotrava vijë ujore, st opër shkak të aktivitetit njerëzor, ujërat e ndotura derdhen në Lumin e Vjosës. Ky investim do të menaxhohet nga Ministria e turizimit dhe Agjencitë e Ujësjellës Kanalizieve. Marrëveshja do të ratifikohet edhe në parlament", u shpreh Kumbaro./CNA 

 





Lajmet e fundit nga