The name expected to take over the leadership of Himara Municipality is revealed
On March 29, the meeting of the Municipal Council is e...

Pas rikthimit të normalitetit në punimet e Kuvendit, opozita kërkon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dërgimin në këtë gjykatë të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, e harruar në sirtarët e Kuvendit prej më shumë se një viti.
Ish-ministrja Olta Xhaçka u akuzua nga opozita se ka shkelur Kushtetutën, e cila ndalon qartësisht që një deputet të përfitojë nga të mirat publike, pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi, fitoi statusin ‘investitor strategjik' dhe iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite me vendim qeverie.
Por, mazhoranca, pasi refuzoi, fillimisht me votë, të çonte mandatin e deputetes socialiste në Kushtetuese, po zvarrit prej më shumë se një viti zbatimin e vendimit të kësaj gjykate.
Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kjo është një “mbrojtje politike” që po i ofrohet deputetes së partisë në pushtet nga Kuvendi.
Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ai kërkon zbatimin e këtij vendimi dhe thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për të futur në rend dite të seancës më të afërt urdhrin për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mocionit për interpretimin e mandatit.
“Çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështjeje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet…,” shkruan Bardhi në këtë letër të bërë publike të hënën.
Sipas tij, Kuvendi, duke mos zbatuar këtë vendim, po shkel të drejtën e pakicës parlamentare, parimet bazë të shtetit ligjor dhe besimin publik te Gjykata Kushtetuese.
“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK-u, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikuara…” - vijon më tej në letrën e tij Bardhi, duke iu referuar arrestimit të kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i akuzuar si i përfshirë edhe në tjetërsimin e pronës ku po ndërton bashkëshorti i Xhaçkës.
Në janar të vitit 2023 Kushtetuesja, duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së, rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj duke kërkuar që të vendosë për të kundërtën.
Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet prej më shumë se një viti me justifikime të ndryshme, ndërkohë që mazhoranca shfrytëzoi krizën e re në Kuvend për shkak të protestave të opozitës, si justifikim për shtyrjen e çështjes pa afat.
Këshilli i Legjislacionit nëpërmjet shumicës miratoi në korrik një raport, ku i sugjeronte kryetares së Kuvendit, rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ndërsa opozita sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.
Nikolla, e cila ka kompetencën ligjore që të vendosë për procedurën e mëtejshme parlamentare, përdori justifikime të ndryshme për mosveprimin. Pasi u justifikua në vjeshtë me agjendën e ngjeshur, në dhjetor kabineti i saj i tha BIRN-it se kjo çështje do të shqyrtohej me kthimin e normalitetit të punës në Kuvend.
Pas një marrëveshjeje të arritur mes PS-së dhe grupimit politik që përfaqëson Bardhi këtë muaj, opozita i është rikthyer jetës parlamentare të rregullt./ Reporter.al
On March 29, the meeting of the Municipal Council is e...
Lawyer Kreshnik Spahiu has stated that Prime Minister ...
The secretary of the legal department in DP, Çlirim Gj...
Analyst Andi Bushati did not hold back against SPAK, a...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, at...
Former deputy Myslim Murrizi reacted with harsh tones ...
The member of the presidency of the Democratic Party, ...
The lawyer of the former Prime Minister Sali Berisha, ...
The head of the Parliamentary Group of the DP, at the ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është bojkotuar së...
The vice-president of the Democratic Party, Gazmend Ba...
Debates continue in the Investigative Commission for H...
Konstituohet Komisioni i Posaçëm hetimor për dy konces...
Today's meeting at the Investigative Commission for Health...
The process of counting votes also in the DP branch of...
In the PD branch of Bulqiza, the counting of votes for...
PD held elections this Sunday in branches without lead...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ma...
The Democratic Party protested for 5 months in the Ass...
The OMONIA association reacted after the arrest of the...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...