web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëntëdhjetenëntëshit dhe vullnetarët e Enverit, kundër SPAK-ut

2024-01-19 11:41:00, Politikë CNA
Nëntëdhjetenëntëshit dhe vullnetarët e Enverit,
Edi Rama, Erion Veliaj, Enver Hoxha dhe Fatmir Xhafaj

Një komision i përkohshëm parlamentar po krijohet për të thirrur në Apel kreun e SPAK-ut dhe për t’u sulmuar një nga strukturat e reja të Reformës në Drejtësi, e cila ka ishuj të saj ende të paprekur nga influenca e pushtetit dhe socialistëve, qeverisë së Rilindjes së nëntëdhjetenëntëshve të saj.

Sipas burimeve zyrtare që CNA ka konfirmuar, Partia Socialiste ka krijuar një komision, një grup pune për t’i hapur rrugën në parlament krijimit të një komisioni "Head Hoc", i cili mund të quhet thjesht dhe vetëm: nëntëdhjetenëntëshat dhe vullnetarët e Enverit kundër SPAK-ut.

Komisioni do të kryesohet nga Fatmir Xhafaj dhe do të pasohet nga Plarent Ndreca, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka e Toni Gogu.

Nëntëdhjetenëntëshit dhe vullnetarët e Enverit,
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj

Të gjithë njihen për historinë e tyre politike.

Nëntëdhjetenëntëshit dhe vullnetarët e Enverit,
Enver Hoxha dhe Fatmir Xhafaj

Shumica janë mbështetës të Erion Veliajt, kryebashkiakut në detyrë të ardhur nga nëntëdhjetenëntëshat e tij.

Të tjerët janë vullnetarët e Edi Ramës, ose ndryshe mund të quhen vullnetarët e Enverit me gjithë pushtetshmërinë e sotme të kryeministrit tonë në detyrë.

Është e qartë se një grup 99-sh dhe vullnetarë të Enverit, të nisur nga Rama tashmë kanë marrë shpatën duke iu vërsulur SPAK-ut pas hetimeve të fundit dhe zhvillimeve të forta në rrugën kundër korrupsionit ndaj shumë ministrave dhe zyrtarëve të lartë të pushtetit të Rilindjes dhe 99./CNA 

 





Lajmet e fundit nga