web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meqë i dha një llustër Ulsiu”/ Korreshi: Kaloni ndonjë lek për ish-të përndjekurit politikë

2025-11-03 12:45:00, Politikë CNA

“Meqë i dha një llustër Ulsiu”/ Korreshi: Kaloni

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi u ndal sot te çështja e dhënies së kësteve të pagesave ndaj ish-të përndjekurve politikë.

Në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Korreshi iu drejtua Ministrit të Financave Petrit Malaj, teksa kërkoi që të kalohen paratë dhe të mos përdoren justifikime.

“Nuk e kam ndërruar ndonjëherë pasaportizimin, kështu që nga Lushnja i kam pyetjet. Meqë i dha një llustër Ulsiu, për punën e llogarisë. Thuhen 10 mijë dosje të të përndjekurve. Nuk po mbaroj dot punë unë, nuk më kthen njeri përgjigje. E jo më të mbarojnë hallexhinjtë e të përndjekurit që janë ende të përndjekur. Kaloni lekët. Ç’është kjo punë kështu. Kur thuhet që ka skaduar karta, është si të shkosh në banjo dhe të mos ketë letër higjenike. Nuk ta ngre njeri telefonin. Pse nuk ka një informacion? Ata nuk përdorin dot telekomandën, jo më uebsajtin”,-tha Korreshi./CNA





Lajmet e fundit nga