web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulzim Basha gjumashi ekselent/ CNA.al sjell setin fotografik të gjumit me tre raunde në orën 11 e 30 të mesditës

2022-12-11 13:35:00, Aktualitet CNA

Lulzim Basha gjumashi ekselent/ CNA.al sjell setin fotografik të gjumit me

Nëse do të ketë një çmim nobel për gjumin, fituesi i sigurtë do të ishte Lulzim Basha.

Ai është nga gjumi në gjumë. Përgjumi, opozitën, PD, në kohën që ishte në krye të partisë , duke regjistruar humbje pas humbjeje, e duke e kthyer si veten dhe për veten dhe klientelën e tij.

Sot është fotografuar sërish në gjumë, duke u kthyer nga Holanda.

Në fotot e shkrepura nga CNA.al në avionin e linjës Frankfurt-Tiranë, Lulzim Basha duket në gjumë të thellë.

Përgjumësh dukej se kishte shkruajtur në avion edhe urimin për 32 vjetorin e PD-së, ku harronte gjëmën që u bëri dmeokratëve duke i braktisur e duke i lënë në mes të rrugëve dhe fliste për shpresë të shqiptarëve.

Një gjë është e sigurtë ajo që di të bëjë më mirë është gjumi.

Nuk është hera e parë që Basha, fotografohet në gjumë në mes të ditës, konkretisht në orën 11.30, për t’u zgjuar pas 20 minutash  dhe për të nisur ritualin e gjumit sërish. Kjo ka zgjatur plot tre raunde.

Basha është gjumash" apo "Basha fle gjumë" janë epitete më të shumta që i janë vendosur Lulzim Bashës, duke iu referuar edhe punëve që ka bërë.

Shpesh në disa raste ëhstë bërë edhe objekt talljesh në media e rrjete sociale.

Pavarësisht këtyre gjumi i Lulit nuk lëkundet. Nuk ka tritol që lëkund gjumin e Bashës. Ai në gjumë, është fitimtar, vazhdon beteja dhe luftëra, dhe madje është dhe kryeministër./CNA.al





12:27 TODAY

Mashtrime me

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive krimina...

Lajmet e fundit nga