web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Loja virtuale Rama-Luli/ Lubonja: Ja pse e zgjodhi Bashën si “viktimë”

2025-03-24 17:33:00, Politikë CNA

Loja virtuale Rama-Luli/ Lubonja: Ja pse e zgjodhi Bashën si

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar lojën e Ramës dhe Luli Bashës përmes debateve virtualisht.

Analisti ka deklaruar se Rama ka sëmundje narcizmin, ndërsa shton se Bashën e ka zgjedhur si “viktimë” sepse ai i bën lojën.

“Kjo është pjesë e kulturës sonë, në vend që njerëzit të përballin idetë kalojnë te gara se kush krijon më shumë të qeshura me talljen dhe poshtërimin e tjetrit. Rama këtë e ka sëmundje, narcizmi malinj. Kjo është shprehje e pasigurive ku pasiguritë që ke ti ia vesh tjetrit. Për fat të keq kjo sëmundje zhvillohet shumë në shoqëri si kjo e jona ku ai që është më lart tall dhe manipulon ata që janë më poshtë.

Ai e ka zgjedhur Bashën si viktimë sepse ai e bën lojën e tij. Duke bërë lojën e tij ai del edhe pak më shumë në skenë se ka problemet e veta, pa e kuptuar se është një viktimë e dyfishtë dhe madje humbet edhe vota nëse e bën këtë për vota. Rama e ka këtë me të gjithë. Jo vetëm në raportet e politikës. Ky është edhe një lloj sadizmi që ndjen kënaqësi kur e poshtëron tjetrin”, tha Lubonja./ CNA





Lajmet e fundit nga