web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidati i inceneratorëve ‘kopjon’ Këlliçin/ Do zgjidh problemet që përmendi Belindi

2022-11-04 21:49:00, Politikë CNA
Kandidati i inceneratorëve ‘kopjon’ Këlliçin/ Do
Gerti Bogdani

Gerti Bogdani, kandidati inceneratorëve në primaret e PD-së për bashkinë e Tiranës, është pyetur mbrëmjen e sotme se çfarë do t’i ofrojë Tiranës.

Bogdani, i cili mori fjalën pas Belind Këlliçit, kopjoi këtë të fundit, teksa tha se do të zgjidhë problemet që konstatoi deputeti.

“I ofroj Tiranës zgjidhjen e të gjitha problemeve që Belindi përmendi Belindi. Problemet janë ato që i konstatojmë me qytetarët çdo ditë. I ofroj Tiranës eksperiencë, të marrë jashtë në perëndim dhe të vënë në jetë në Tiranë, në detyrën time si kryetar i Njësisë 10 në Tiranë, ku shumë gjëra që kemi parë nëpër botë i kemi aplikuar në njësinë 10 si një model i mirë qeverisje. Sot e kësaj dite4 po të shkosh në Njësinë 10 janë aty modelet dhe standardet që kemi vendosur. Në këtë garë duhet të shkojmë së bashku, jo të ndarë. Të gjithë së bashku mund t'ia sjellim ndryshimin Tiranës dhe do t'ia sjellim ndryshimin”, theksoi ai./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga