web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj Top Channel/ Balla jep detaje nga hetimet

2024-03-27 13:39:00, Politikë CNA
Sulmi ndaj Top Channel/ Balla jep detaje nga hetimet
Taulant Balla

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë detaje për sulmin me armë zjarri që ndodhi një vit më parë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i godinës. 

Ministri i Brendshëm u shpreh se hetimet për këtë ngjarje kanë hyrë në një fazë intesive dhe po dokumentohen të gjitha provat si dhe personat e përfshirë. 

"Sulmi kundër televizonit Top Cahnnel ka qenë dhe mbetet një akt i rëndë, që prej momentit të pare policia ka filluar hetimet. Gjatë javëve të fundit hetimet për këtë ngjarje tepër të rëndë kanë hyrë në një fazë intesive. Polica në bashkëpunim me prokurorinë janë duke dokumentuar me prova këtë ngjarje për personat që janë përfshirë në këtë ngjarje kriminale", tha Balla./CNA





Lajmet e fundit nga