web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gunther Krichbaum, vizitë në Tiranë/ Balla: Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE

2026-01-23 14:06:00, Politikë CNA

Gunther Krichbaum, vizitë në Tiranë/ Balla: Gjermania

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim zyrtar me ministrin gjerman për Europën, Gunther Krichbaum, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Europën në Qeverinë Federale të Gjermanisë.

Lajmin e ka ndarë Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se Gjermania është një ndër mbështetëset kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit dhe se sot dy vendet kanë nivelin më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe.

 

"Gjithmonë një kënaqësi të takohem me Gunther Krichbaum, i cili në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri vjen si Ministër i Shtetit për Europën në Qeverinë Federale të Gjermanisë. Shumë mirënjohës zotit Krichbaum për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme qoftë në Bundestag, qoftë tani si anëtar i Qeverisë gjermane. Gjermania rënditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë. Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE", shkruan Balla./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga