web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Financimet ruse në PD, vetëm maja e Ajsbergut/ Paralajmëron Rama

2022-10-31 15:16:00, Politikë CNA

Financimet ruse në PD, vetëm maja e Ajsbergut/ Paralajmëron Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë takimi me fermerët në Mollas të Ersekës ka folur për financimet ruse në PD.

Sipas Ramës, deri më tani ka dalë vetëm maja e ajsbergut.

‘Influenca e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne e kemi ngritur problemin e financimeve ruse në PD na thanë janë shpifje, po dolën. Dhe ta dini që është vetëm maja e Ajsbergut. Ajo është një aleancë rublash të cilat u bëjnë pasqyrë disa media që bëjnë deklarata nga banalet. Ikën 700 mijë shqiptarë dhe si fakt pa pikë turpi nxjerrin lejet e qëndrimit. Duke e ditur mirë që nuk përkojnë me vitet. Po, kujt t’ia thuash. Gjithsesi ju uroj suksese në punën tuaj”, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga