“Ata që shajnë kullat, aty kanë shtëpitë dhe zyrat”/ Veliaj shenjëstron opozitën
Në forumin Designing Together “Projektojmë së Bashku”, Ve...

Gert Bogdani është i dyti pas deputetit Belind Këlliçi që ka zyrtarizuar kandidaturën në Primaret e Partisë Demokratike, për garën në zgjedhjet lokale
Në një dalje për mediat, Bogdani ka thënë se është çast vendimtar për të marrë në dorë fatet tona dhe për të bërë ndryshimin, të gjithë bashkë, pa dallim.
Sipas tij Tirana sot ka nevojë për alternativë, shpresë, vëmendje dhe respekt ndaj qytetarëve.
Deklarata e plotë e Gert Bogdanit
Të dashur demokratë dhe demokrate,
Të nderuar bashkëqytetarë të Tiranës,
I lindur dhe rritur në Tiranë, në një familje të vjetër tiranase, me traditë dhe vlera, kam jetuar çdo ditë me dashurinë dhe ndjeshmërinë më të thellë për qytetin tonë.
Kam mësuar të njoh e të dua çdo cep të Tiranës dhe të respektoj çdokënd që kontribon për Tiranën, Kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.
Fatkeqësisht ndër vite dhe sidomos këto 8 vite të fundit, Tirana ka pësuar një deformim të rëndë dhe ka përjetuar, jo vetëm një shkatërrim të trashëgimisë dhe identitetit, por edhe një përkeqësim të ndjeshëm të jetës sonë të përditshme si banorë të kryeqytetit!
Nuk ka asnjë banor të Tiranës, që nuk i vuan sot pasojat e keqmenaxhimit të qytetit!
Duke filluar që nga fëmijët, të cilëve u janë zhvatur hapësirat e gjelbëra dhe parqet e lojërave, për t’i kthyer në beton!
Ndërtimet dhe betonizimi pa kriter që po i marrin frymën çdo ditë e më shumë çdo banori të këtij qyteti!
Trafiku i rënduar çdo orë të ditës dhe çdo ditë të javës, i cili i vjedh qytetarëve para dhe kohë;
Ajri i ndotur që thithim përditë dhe ndotja akustike nga kamionët dhe betonieret që e kanë pushtuar qytetin.
Shkatërrimi i gjelbërimit, për të mbjellë beton!
Ambjenti i ndotur dhe kazanët e mbushur plot me plehra, ndërkohë që Bashkia çon dëm dhe paguan në mënyrë korruptive miliona euro për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve dhe inceneratorëve!
Mungesa e furnizimit dhe cilësia e ujit të pijshëm, ku premtimi për 24 orë ujë në ditë, ka kohë që është bërë refren elektoral sa herë që ka zgjedhje!
Biznese e banorë që nuk kanë asnjë shërbim, por paguajnë taksa çdo herë e më të larta!
Mungesa e vëmendjes ndaj shtresave në nevojë, arroganca ndaj nënave dhe baballarëve që mundohen të sigurojnë jetesën si shitës ambulantë dhe sulmi ndaj kujtdo që mundohet të nxjerrë bukën e gojës me ndershmëri në këtë qytet;
Një transport publik që nuk garanton kushtet më minimale, jo thjeshtë të cilësisë, por as të sigurisë;
Mungesa e vendparkimeve, kostot e papërballueshme në krahasim me rrogat dhe gjobat e pafundme abuzive me të cilat banorët zgjohen çdo mëngjes mbi xhamat e makinave të tyre!
Një qytet që përmbytet me 12 minuta rrebesh vere, sepse paratë janë hedhur, por kanalizime nuk ka;
Një qytet ku ndërtohet sikur të ishte viti 2050, por infrastruktura ka mbetur ajo e vjetra ende në vitin 1950!
Mungesa totale e vëmendjes për zonat rurale, për infrastrukturën, për shërbimet e për mirëqënien e banorëve të këtyre zonave, vetëm sepse janë larg objektivit të kamerave dhe propagandës;
Mungesa e theksuar e respektit ndaj ligjit, arbitrariteti dhe dhunimi i pronës private dhe mirëqenies së komuniteteve të tëra Tiranës, duke filluar që nga shaktërrimet tek 5 Maji, Lapraka, Shkoza, Baldushku e Kombinati e deri tek mungesa totale e respektit të trashëgimisë, traditës dhe identitetit të kryeqytetit, që kulmoi me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar!
Ndryshe nga çfarë mundohet të shfaqë propaganda, realitetin e jetojmë çdo ditë dhe realiteti flet qartë. Flet qartë për dekandencën urbane dhe modelin korruptiv që nëpërkëmb cdo ditë e më shumë dinjitetin dhe mirëqenien e secilit prej nesh!
Tirana quhet sot kryeqyteti i rinisë për vitin 2022, por të rinjtë e Tiranës nuk kanë ujë të lahen; nuk gjejnë shpresë në një qytet që nuk ka asnjë hapësirë publike për ta e që nuk i jep mundësi të ndërtojnë një të ardhme, sepse në Tiranë ndërtohet vetëm për oligarkët!
Fëmijët dhe të rinjtë e Tiranës e bëjnë ende mësimin me dy turne, sepse Bashkia lekët për shkolla ua jep konçesioneve korruptive. Edhe atëherë kur ndërton ndonjë shkollë, kostot i ka 4 herë më shtrenjtë se Bashkimi Europian, sepse lekët që duhet të ishin për fëmijët nuk investohen, por vidhen!
Problemet dhe hallet e përditshme, gjithësecili nga ne i përjeton çdo ditë në këtë qytet,
Ndaj ka ardhur koha që këto probleme të zgjidhen!
Sot është koha për një alternativë reale për mirëqeverisjen e qytetit tonë!
Për një model dhe një vizion ndryshe!
Të dashur miq,
Prej kohësh tashmë, gjatë takimeve të njëpasnjëshme me demokratë dhe demokrate të çdo bindje e në çdo cep të Tiranës, kam dëgjuar thirrjen dhe energjinë për t’i prirë këtij ndryshimi;
Prej kohësh, gjatë takimeve dhe diskutimeve me qytetarë të Tiranës kam gjetur thirrjen dhe mbështetjen për ta sjellë këtë ndryshim;
Prej kohësh, gjatë konsultave dhe rrahjes së mendimeve me ekspertë, aktivistë e zëra kritikë, kam gjetur gadishmërinë dhe mbështetjen për të punuar për ta bërë të mundur këtë ndryshim;
Ndër vite kam punuar gjithmonë me integritet, me përkushtim dhe me alternativa konkrete për problemet e zonave që kam përfaqësuar dhe drejtuar, qoftë si Kryetar i Njësisë Bashkiake 10 në Tiranë, qoftë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë; me energji dhe vizion në sjelljen e risive dhe zgjidhjen e problemeve të komunitetit.
Ndaj, jo thjesht si qytetar që vjen nga një familje e vjetër Tiranase, por mbi të gjitha si një prind i ri që ka vendosur që të ardhmen e familjes së vet, fëmijëve të vet, Ajrës dhe Reinartit, ta ndërtojë në këtë qytet;
Ndaj,
Me përulësi dhe vendosmëri,
Me përkushtim dhe përgjegjësi,
Me dinjitet dhe transparencë,
Me integritet dhe energji,
Me respekt për çdo qytetar e qytetare të Tiranës;
Kam marrë vendimin për të kandiduar për Kryetar të Bashkisë së Tiranës;
Sepse kam bindjen e plotë se Tirana ka ende mundësinë të jetë një qytet në shërbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve;
Sepse kam bindjen e plotë se Tirana ka ende potencialin për t’u bërë kryeqyteti tek i cili të rinjtë vijnë për të ndërtuar të ardhmen dhe ëndrrën e tyre, dhe jo qyteti nga i cili ikin për të mos u kthyer më!
Sepse kam bindjen e plotë se Tirana duhet dhe do të jetë qyteti i të gjithëve, përtej prejardhjes, partisë, besimit, moshës apo gjithçkaje tjetër!
Sepse Tirana më shumë se kurrë, ka nevojë për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani!
Shpallja e kandidaturës në këtë proçes primaresh, është zotimi im për të shërbyer me përkushtim dhe përulësi – për t’i prirë kthesës për ndryshim që Tirana kërkon dhe meriton si metropol i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.
Për t’i prirë rimëkëmbjes së Tiranës, e cila do të vijë vetëm përmes një vizioni të qartë të bazuar mbi transparencë dhe një programi që në qendër ka dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit.
Një programi që vendos prioritetet e duhura dhe që jetëzohet përmes konsultimit dhe përfshirjes së gjerë të intelektualëve, profesionistëve, krijuesve, aktivistëve, qytetarëve dhe komuniteteve, brenda Shqipërisë dhe në Diasporë – të cilët pushteti i sotshëm u ka mbyllur çdo derë, duke i shtyrë sistematikisht dhe me arrogancë jashtë zhvillimeve dhe projekteve madhore që shënojnë të tashmen dhe të ardhmen e Kryeqytetit.
Një programi që ka në qendër qeverisjen me përkushtim dhe punën e palodhur për të ngritur standartet e shërbimeve për qytetarët dhe lehtësive për sipërmarrjet private dhe profesionistët e lirë!
Një model të ri qeverisjeje i cili mundëson çlirimin e energjive prodhuese dhe krijuese të metropolit të shqiptarëve!
Një përkushtim për t’i kthyer qytetit dhe qytetarëve, dinjitetin që meritojnë!
Të dashur miq,
Ky është një moment vendimtar për të marrë në dorë fatet tona dhe për të bërë ndryshimin, të gjithë bashkë, pa dallim!
Tirana sot ka nevojë për alternativë, për shpresë, ka nevojë për vëmendje dhe respekt ndaj qytetarëve.
Tirana sot meriton të qeveriset me integritet dhe transparencë, me përkushtim dhe vizion për një qytet më të mirë, sepse Tirana meriton më shumë, qytetarët e saj meritojnë më shumë!
Ndaj, jam besimplotë që të gjithë së bashku, demokratë dhe qytetarë të Tiranës, mund ta sjellim dhe do ta sjellim këtë ndryshim!
Në forumin Designing Together “Projektojmë së Bashku”, Ve...
Deputy Kreshnik Çollaku from the group of dissidents spoke...
At 11.00 Gert Bogdani presents his candidacy for the Democ...
The member of the National Council of the DP, Julian Deda,...
Ilir Meta, after deciding to be the chairman of the Freedo...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë ka ...
Partia e Lirisë ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve f...
Në fakt kam menduar se është i vetëdijshëm për farsën ...
Belind Këlliçi ka nisur sot takimet për fushatën e pri...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
The deputy of the Alibeaj group, Dashnor Sula, has declare...
The head of the National Council of the Democratic Par...
Edi Paloka has stated that the Democratic Party wins the e...
The Chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, accused ...
Ilir Meta, the self-proclaimed leader of the Freedom P...
Deputeti Bujar Leskaj ka bërë bilancin e humbjeve të i...
The General Secretary of the Freedom Party, Tedi Blushi, p...
Bindja Democratica has announced that it will compete alone ...
Gazetari Ermal Mulosmani ka analizuar profilet e kryem...
Gazetari Ermal Mulosmani ka analizuar profilin dhe qëndrim...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...