web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bujar Leskaj bën bilancin/ Që nga 2013-ta, mbi 4 miliardë euro investime të humbura në arsim

2022-10-29 16:04:00, Politikë CNA
Bujar Leskaj bën bilancin/ Që nga 2013-ta, mbi 4 miliardë euro
Deputeti Bujar Leskaj

Deputeti Bujar Leskaj ka bërë bilancin e humbjeve të investimeve në arsim, shkaktuar nga largimi iu të rinjve nga vendi që nga 2013-ta kur në pushtet erdhi Partia Socialiste.

Duke iu referuar statistikave të Institutit “Aspen” në SHBA, Leskaj thotë se Shqipërisë i kanë humbur mbi 4 miliardë euro investime në arsim, nëse supozojmë se 228 mijë persona që kanë ikur dhe janë shkolluar, kanë qenë të gjithë me shkollë të mesme.

Deputeti thekson se përpara kësaj emergjence kombëtare, politikëbërësit e mazhorancës duhet të alarmohen dhe të gjejnë urgjentisht zgjidhje afatgjata për të mirën e Shqipërisë.

“2013- 2021, mbi 4 miliardë euro investimet e humbura në arsim!

Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve shqiptarë është rikthyer në përmasa alarmante.

Kjo shpjegohet nga teoria e fituesit të çmimit “Nobel” në ekonomi  në vitin 2001, George Akerlof, i cili thotë se sa më shumë njerëz largohen nga një vend, aq më pak tërheqës bëhet ai vend për të tjerët që të qëndrojnë.

Kur emigrojnë qytetarët e një vendi, si pasojë edhe e politikave shkombëtarizuese, dëmi është kolosal, jo vetëm në ekonomi, jo vetëm në mungesën e fuqisë punëtore, jo vetëm në sistemin pothuajse në prag falimenti të sistemit të pensioneve dhe në katatrofën demografike, por edhe në sektorin arsimor!

Sipas përllogaritjeve të Institutit “Aspen” në SHBA, të cilave u referohet Instat, kostot e edukimit arsimor për një person me shkollë të mesme në Shqipëri, (pra për 12 vjet), janë 18.283 euro.

Në varësi të nivelit të arsimimit, pra përfshirë edhe shkollën e lartë, masterin dhe doktoraturat, shoqëria investon në edukimin e individëve deri në njëzet vite.

Me një përllogaritje të thjeshtë, Shqipërisë i kanë humbur mbi 4 miliardë euro investime në arsim, nëse supozojmë se 228 mijë persona që kanë ikur vitet e fundit dhe janë shkolluar në këtë dekadë, kanë qenë të gjithë me shkollë të mesme.

P.sh.: për përgatitjen e një të riut nga cikli fillor e deri në marrjen e doktoraturës, sistemi publik në Shqipëri harxhon deri në 32 mijë euro.

Me emigrimin e të rinjve të arsimuar, investimet përkthehen në humbje për Shqipërinë ose, e thënë me pak fjalë, bëhen investime në vendet pritëse të emigrantëve, të cilat përfitojnë njerëz të arsimuar pa shpenzuar para; investime, të cilat nuk kthehen mbrapsht.

The consequences are already visible and will be alarming in the next decade.

Before this national emergency, before this hemorrhaging of the brain, which the DP has been denouncing for years, the policy makers of this majority, which, like in every other area of ??life, is hostage to corruption and irresponsibility, should be alarmed, urgently find long-term solutions for the good of Albania!

Today, it is the duty of the opposition not only to denounce forcefully, but also to provide alternatives", he writes./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga