web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në Bulqizë ka vetëm ca skllevër që mbledhin krom”/ Rama sulmon mediat: Po shpërndajnë gënjeshta

2022-10-28 10:52:00, Politikë CNA

“Në Bulqizë ka vetëm ca skllevër që mbledhin

Kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur fushatën në Bulqizë, ku ëhstë takuar me banorët e zonës.

Kryeministri ka përgëzuar kryetarin e Bashkisë dhe ka bërë pretimet për banorët që merren me bujqësi dhe blegtori.

Nga ana tjetër Rama nuk ka larguar vëmendjen nga kritikat që vijnë nga kampi tjetër politike dhe të cilat ai i quan shpifje.

Ndërkaq ai ka sulmuar edhe mediat, duke thënë se televizori po bëhet vendi ku shpërndahen gënjeshtra, sajesa, manipulime me helm.

Deklarata e plotë e Ramës

Po të pyesësh njerëz që nuk jetojnë këtu dhe që nuk kanë lidhje me zonën por që e ndjekin jetën shqiptare dhe ekonominë , punën, fshatin nga televizori me siguri do thonë që në Bulqizë ka vetëm ca skllevër që mbledhin krom nëpër kodra. Sepse ky është realiteti i televizorit. Fatkeqësisht gjithmonë e më shumë televizori po bëhet vendi ku shpërndahen gënjeshtra, sajesa, manipulime me helm. Faktikisht në këtë zonë ne kemi 1144 hektarë të mbjellë me drithëra, kemi 136 hektarë me perime, 160 hektarë patate, 34 hektarë fasule, 266 me pemtore, 35 hektar vreshta dhe kemi 146754 rrënjë mollë, kumbull, dardhë qershi, që zënë një sipërfaqet të konsiderueshme dhe do të investojmë edhe me financimet. Faktet e Shqipërisë në fshat janë ndryshe nga çfarë njerëzit që nuk e jetojnë fshatin dinë. Për fat të keq gjithë ajo që thuhet jo vetëm që krijon idenë që fshati ëhstë në mjerim, por çdokush duhet të informohet dhe të mos përdoret nga dezinformomi, të cilat për fat të keq janë pjesë e të bërit politikë. Një pjesë e atyre që bëjnë politikë nuk pushojnë se helmuari njerëzit, nuk pushojnë së gënjyeri së shpifuri me fjalë që vetëm na largojnë nga traditat, doket dhe zakonet./CNA.al





Lajmet e fundit nga