May 14 elections/ Topalli: I am not sure if the best product will emerge from the primaries
The former speaker of the Assembly, Jozefina Topalli, spok...

Ish-Ministri Drejtësisë Ylli Manjani i ka quajtur pemë pa kokra ata që thonë se Sali Berisha po përdor PD për shkak se u shpall non grata.
Manjani ka analizuar këtë çështje duke shtruar pyetjen se a është nongrata e Berishës çështje personale?
“Modernët politikë, dmth pemët pa kokrra që ushqehen për vete me kokrrat e pushtetit, përpiqen të argumentojnë se Berisha e do PD për t'u mbrojtur personalisht nga sulmi politik i SHBA.
Në fakt Berisha vetë e ka ushqyer këtë tezë duke krijuar distancë të tij nga PD, kur vendosi të padisë zotin Blinken. E konsideroi dhe e mori si sfidë personale këtë gjë. Gabim i madh!
Por a është një çështje e tillë personale?!
Ndalimi i hyrjes së tij në SHBA nuk erdhi si pasojë e ndonjë agresioni personal ndaj Amerikës. As Berisha dhe asnjë nga familja Berisha nuk u kap duke vjedhur në Amerikë, duke dhunuar një ligj amerikan apo qoftë edhe duke kundërshtuar politikën Amerikane.
Atëhere, përse iu ndalua hyrja, dmth përse shpallet nongrata?!”, shkruan Manjani në rrjete sociale.
Sipas tij, qartësisht, po kristal e qartë, shpallja e tij nongrata ka të bëjë me rolin politik të tij në Republikën e Shqipërisë.
“Sali Berisha (unë vetë skam lënë llaf pa i thënë) është një politikan me ndikim në jetën politike në vend. Pavarësisht posteve politike apo ekzekutive, qënies në pozitë apo opozitë, ai kishte dhe ende ka rol në jetën politike. Na pëlqen apo jo është çështje tjetër, por fakti duhet pranuar siç është.
Po atëhere ç'lidhje ka nongrata Amerikane?!
Është ndërhyrje e pastër politike në politikën e brendshme shqiptare.
Qëllimi është i qartë: dobësim i autoritetit publik të Berishës në funksion të rritjes artificiale të autoritetit publik të Ramës.
Përse e bën politika Amerikane këtë? Sdi ta them. As dua tja di përse në fakt.
Ajo që bën quhet ndërhyrje, në jetën politike të një vendi tjetër. Emër tjetër kjo nuk ka.
A bën mirë, apo bën keq edhe kjo është çështje tjetër, por që ndërhyn kjo është e qartë. Dhe që përcaktimi i Berishës nongrata është për motive politike Shqiptare kjo është e dukshme.
Natyrisht, është zhgënjyese për cilindo që ka patur një respekt apo vokacion Amerikan të shohë se si shteti më i madh politik i botës të katandiset në pislliqe të vogla të politikës së kënetës këtu. Por kështu është.
Tani, përse Berisha duhet ta ketë personale këtë betejë, kur sulmi nuk i bëhet për çështje personale por thjesht politike?!
Jo or jo, duhet të jemi të sinqertë dhe të ballafaqohemi me të vërtetën. Politika e një shteti tjetër ndërhyn dhe përpiqet të imponohet në politikën e vendit tonë. Kjo është çështja!
PD e para duhet të jetë me Berishën në betejën për këtë standard politik dhe, jonpër hallin e Berishës. Ky i fundit nuk ka asnjë hall”, shkruan më tej Manjani.
Sipas Manjanit, një politikë normale duhet të ishte në unisone Berishën,dmth jo me personin por me ndalimin e ndërhyrjes së huaj në jetën e brendshme.
“Pa dyshim që kjo është çështje politike, kryepolitike madje!
Sot luajnë me Berishën, nesër me një tjetër, edhe me vetë Ramën i cili sot duket sikur përfiton. Por kjo nuk quhet politike! Aq më tepër një politikë që pranon të diktohet nga cilido zyrtar i huaj dhe nuk pranon të japë llogari para popullit të vet që e voton në fund të fundit.
Këtu është edhe fillesa e shkatërrimit demokratik të vendit.
Ndaj çështja Berisha është politike dhe meriton mbështetje politike.
Politika që luan me nongratëlliqe nuk ka lidhje me çështjet e Shqipërisë dhe nuk e meriton votën e shqiptarëve.
Dy sqarime të domosdoshme:
Kjo llogjikë nuk vlen për trushpërlarët që mendojnë se politika dhe diplomacia Amerikane do luftojnë korrupsionin në "qendren e botës", pra Shqipëri.
Të mos pranosh ndërhyrjen politike të një politike të caktuar Amerikane, nuk do të thotë se je anti-amerikë. Politika edhe atje ndryshon si kudo. Por politika e (Esko)+Barit në Shqipëri është fyerje e madhe”, përfundon reagimin Manjani./CNA.al
The former speaker of the Assembly, Jozefina Topalli, spok...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, acted as...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka sul...
The member of the Presidency of the Democratic Party, ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has co...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, has rais...
The head of the DP, Sali Berisha, has spoken about the...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, ha...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, was aske...
Democratic MP Belind Kelliçi is ready to face the mayo...
Partia Demokratike ka publikuar udhëzimin për procesin...
Deputy Belind Këlliçi has confirmed that he will enter...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denon...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
The former coordinator of the Democratic Persuasion, A...
Ervin Salianji flourished under the shadow of Luli Bas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryet...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me rri...
Prime Minister Edi Rama spoke about the EU summit with...
Prime Minister Edi Rama spoke about the price of elect...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...