web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendosja e fashës 800 kWh/ Rama: Nuk është rritje e çmimit të energjisë, por tavan

2022-10-27 17:06:00, Politikë CNA
Vendosja e fashës 800 kWh/ Rama: Nuk është rritje e çmimit
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për kritikat e vendosjes së fashës 800 kWh.

Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se vendosja e fashës nuk është rritje e çmimit, por një limit që nuk prek konsumin e energjisë për nevojat bazike.

“Ne nuk do të rrisim çmimin e energjisë, s’e kemi thënë kurrë këtë gjë. Vendosja e fashës 800 kWh nuk është rritje e çmimit të energjisë, është vendosja e një tavani, nën të cilin çdo familje mund të kryejnë të gjitha nevojat bazike pa përjashtim, pa pasur nevojë për më shumë, kjo është e llogaritur. Dhe në mbi 1 milion abonentë familjarë, 1.2 më saktë janë maksimumi 60 mijë familje, të cilat konstatohet se dalin mbi këtë tavan në kulmin e nevojës për ngrohje apo ftohje. Kjo është komplet gjë tjetër me fjalorin rritje e energjisë”, theksoi kryeministri ndër të tjera./ B.A. - CNA.al





14:44 POLITICS

Babales

Komisioni i Sigurisë ka vijuar me tensione, mes depuetit t...

Lajmet e fundit nga