web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Babales

2022-10-27 14:44:00, Politikë CNA

Babales

Komisioni i Sigurisë ka vijuar me tensione, mes depuetit të PD Ervin Salianji dhe Ministrit të Mbrotjes Niko peleshi.

“Babalja” i cili po tenton t’i shpëtojë drejtësisë, ka tentuar të mbulojë veten duke hedhur akuza kundrejt qeverisë. Ai është shprehur se paratë që shkojnë për helikopterët, janë çuar për korrupsion.

Nga ana tjetër, Peleshi duke replikuar me Salianjin, me ironi e pyeti se për çfarë mbahej mend qeveria e kaluar, për të cilën salianji tha “për shumë gjëra”.

“Është problem i qeverisë mesa duhet por edhe te relacioni që sillni ju. Ju thatë që pretedohet të arrijmë në 1.85 % të GTP për këtë vit. A përfshihet këtu edhe buxheti që përfshihet për emergjencat civile? Përfshirja e satelitëve tek ju, a është tentativë që të duket sikur po rritet buxheti për mbrojtjen? I keni çuar prapë fonde agjencisë së emergjencave civile ndërohë që KLSH thotë që paratë shkojnë kotë. Bëhet sikur ngrihen helikopterë por në fakt nuk ngrihet asgjë. Ju po i çoni kësaj kompania kaq para që mund të shkonin për diçka tjetër, por duket se këto para shkojnë për korrupsion. Padiskutim që rritjen e pagës së personelin ushtarak ne e kemi vlerësuar gjithmonë. Rritja që keni bërë është sa indeksimi, nuk është ndodnjë rritje e lartë. Ne ju inkurajojmë që kjo rritje të jetë edhe më e lartë që ata të mos bëhen kontigjent criminal”, u shpreh Salianji.

“Nuk mendoj se quhen prioritete nëse mbushen 3-4 faqe. Janë shumë kaq prioritete. Për mua mjafton edhe 1 prioritet të jetë. Jo një ministry po edhe një qeveri nëse,,, ju e dini psh për çfarë mbahet mend qeveria e kaluar”, u përgjigj Peleshi.

“Për shumë gjëra”, ja kthen Salianji.

“Skam të drejtë të pyes po e kisha retorike”, vijoi Peleshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga