web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa tek PS dhe sa tek PD/ Gazetarët kapin mat Metën

2022-10-27 13:07:00, Politikë CNA

Sa tek PS dhe sa tek PD/ Gazetarët kapin mat Metën

Kreu i PL-së Ilir Meta është pyetur nga gazetarët për ndryshimin e kursit herë me PS-në dhe herë me PD-në dhe konkretisht për prishjen e koalicionit me Berishën në vitin 2013.

Ai është justifikuar duke thënë se nuk e ka prishur marrëveshjen por kishte mbaruar.

“Lidhur me këtë marrëveshjen e 2013-s, ish LSI përfshrirë edhe Ilir Metën nuk kanë prishur asnjë marrëveshje. Në momentin kur i ka ardhur  fundit asaj marrëveshje  është mbyllur. Sa i takon të gjitha vendimeve ish LSI-së dua t’ju siguroj se të gjitha kanë qenë në interes të integrimit të vendit në kushtet dhe rrethanat e ndryshme që janë marrë. Që prej themelimit të saj, kur qeveria e Fatos Nanos u bë pengesë për integrimin”, tha Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga