web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Alibeajt për protestën/ Nuk bashkohem me Berishën

2022-10-26 19:09:00, Politikë CNA
Deklarata e Alibeajt për protestën/ Nuk bashkohem me Berishën
Fotomontazh - Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

Enkelejd Alibeaj i grupit të përçarësve, ka refuzuar të shkojë në protestën kombëtare të 12 nëntorit, të thirrur sot nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

CNA.al ka pyetur Alibeajn nëse do të bëhet pjesë e protestës dhe deklaroi se nuk do të bashkohet me Sali Berishën.

Ai theksoi se nuk e lidh asgjë me kreun e PD-së dhe me mbështetësit e këtij të fundit.

“Nuk më lidh asgjë mua me zotin Berisha dhe sojin e sorollopin që shkon pas zotit Berisha”, nënvizoi deputeti për CNA.al./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga