web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta shfaqet jashtë kontrollit/ Sulmon gazetarët dhe kërcënon me gjuhë vulgare

2022-10-26 12:11:00, Politikë CNA

Ilir Meta shfaqet jashtë kontrollit/ Sulmon gazetarët dhe

Ilir Meta është shfaqur në një konferencë për mediat, jashtë kontrollit dhe duke bërtitur. Sot para qytetarëve ka dalë Meta që bënte Presidentin, përpara, përgjatë dhe pas fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare 25 prill 2021.

I nervozuar ai ka sulmuar gazetarët duke i akuzuar se ju ka dhënë pyetjet zëdhënësi i kryeministrit, Endri Fuga.

"Me pyetje nga Fuga mos hajdeni këtu. Nuk do bëhet shkak për përçarje se është betejë përfundimtare kjo ndaj qeverisë.

Bazohet mbi diversionin brenda opozitës, jemi shumë të qartë dhe marrëveshja që është e përfunduar është një marrëveshje që iu duhet gjithë qytetarëve", ka thënë ai.

Nuk ëhtë hera e parë që Meta shfaqet në një gjendje të rëndë para syve të opinionit publik.

Më nje gjuhë vulgare , ai  ka thënë se do tja fusë Ramës atje ku i dhemb më shumë atii, madje do flasë edhe për ndryshimin e identitetit të tij dhe sërish ka kërcënuar për zgjedhjet.

"Kushdo që do të guxojë të prekë votën e qytetarëve do të përfundojë si Musolini dhe Klareta. E dini kush është Klareta në Shqipëri është ai i 17 majit. Kanë të drejtë që kanë tmerr nga Partia e Lirisë, Partia e Lirisë do t’i rikthejë lirinë të gjithë shqiptarëve", është shprehur më tej ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga