web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetja  e grupit përçarës, kur bisedimeve me PD zyrtare?/ Pse reagon me arrogancë Jorida Tabaku

2022-10-25 11:37:00, Politikë CNA

Deputetja  e grupit përçarës, kur bisedimeve me PD

Deputetja e Partisë Demokratike, pjesë e grupit të përçarësve, Jorida Tabaku vijon të shprehet kundër aministisë fiskale.

Sipas saj, ngutja e qeverisë për të miratuar paketën e re fiskale dhe amnistinë është e pakuptimtë.

“Unë kam 3 vite që flas kundër amnistisë fiskale dhe është një temë që do ta flas edhe sot më studentët, mendoj që Shqipëria e 2022 nuk meriton të diskutojë ligj për të falur korrupsionin dhe krimin e organizuar.Është e pabarabartë përballë ligjit, është jo e drejtë, arrogante dhe qytetarët e Korçës që paguajnë taksa me një normë 90%  nuk e meritojnë këtë trajtim nga qeveria. As unë nuk e kuptoj, sot Shqipëria ka nevoja të tjera, ka nevojë për një vizion ekonomik që të dalë nga kriza, që qeveria Shqiptare te ofrojë atë që nuk e ofroj gjatë pandemisë. Është e vërtetë që kemi një prekje të ekonomisë nga kriza botërore por pjesa më e madhe e prekjes është nga kriza shqiptare”, ka thënë Tabaku nga Korça.

Tabaku është pyetur edhe në lidhje me protestat dhe bisedimet me PD-në zyrtare.

“Unë besoj që ka ardhur dita të flasim me të rinj, t’ua lemë fjalën të rinjve, ka mënyra të ndryshme si bëhet opozita me fjalë, argumente, protestë. Unë besoj se e kam treguar që di ta bëj, s’ka rëndësi ku e bëj në sallë apo në rrugë”, është shprehur Tabaku.

Ndërsa pyetjes se a ka tym të bardhë nga negociatorët, Tabaku është mjaftuar duke u përgjigjur “pyet  negociatorët”./CNA.al





Lajmet e fundit nga