"Berisha will be the head of the entire opposition"/ Dashamir Shehi: We need new names
"Berisha will be the head of the entire opposition, ...

Kryetari i Partrisë Demokratike, Sali Berisha, është duke vijuar takimin me disa studentë në selinë blu, ku nuk është kursyer aspak ndaj kryeministrit Edi Rama.
Berisha akuzoi Ramën se ka rikthyer kontrollin qeveritar tek universitetet, ndërsa pretendon se ka abuzuar me fondet dhe me emërimet në borde.
“Kjo është një periudhë shumë e vështirë për universitetet tona. Kjo sepse në këto 8 vite, në mënyrën më të pamerituar u ndoq një politikë absolutisht rrënuese për këto universitete. U rikthyen nga Rilindja parimet atavike të tejkaluara që nga vitet ‘70-‘80 të shekullit të shkuar në vendet e lira. U rikthye parimi i kufizimit dhe pranimeve të kufizuara në universitete dhe jo i dyerve të hapura të cilin vendet e lira e kanë vendosur nga mesi i viteve ’70 e gjer sot.
U rikthye parimi i kontrollit qeveritar i universiteteve nëpërmjet komisarëve, dikur quheshin kancelarë dhe sot quhen administratorë, të cilët nuk veprojnë në përputhje me interesat tuaja, me interesat e pedagogëve tuaj, me interesat e konsolidimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, por zbatojnë urdhrat e qeverisë dhe Ministrisë, duke rrëmbyer edhe fondet që krijon universiteti nga burime të ndryshme, përfshirë tarifat tuaja. E njëjta gjë ndodhi me bordet, u emëruan militantë dhe këto së bashku morën atë që duhet liri akademike”, u shpreh ai.
Lideri i demokratëve u ndal gjithashtu edhe tek protesta e pedagogëve, për të cilët pretendon se paguhen 4 herë më pak se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Teksa pedagogët kërkojnë rritje page, Berisha theksoi se Rama po shpenzon 200-300 mijë euro me udhëtime.
“Jemi në mes të një beteje. Pedagogët po luftojnë për të mbrojtur universitetet, për të mbrojtur të ardhmen e vendit. Sindikatat kanë bërë një thirrje dhe fatmirësisht ka një reagim shumë pozitiv. Këtyre sindikatave duhet t’u bashkëngjiten studentët në mënyrë të fuqishme. Çfarë keni ju më shumë se sa studentët në Kosovë të cilëve qeveria vetëm për krizën u dha 100 euro në muaj subvencion?
Por shumë normale, sepse ti student me ato para që të jep familja sot, e ke biletën 2 herë më shtrenjtë për të lëvizur, e ke qiranë më të lartë, e merr litrin e vajit 3-4 mijë sot. Si të mos kujtohet t’ju ndihmojë ju, por udhëton me avion-taksi 200-300 mijë euro në udhëtim, në një kohë kur kryeministri i Austrisë udhëton me avion të linjave tregtare dhe ministrat në ‘economy class’, ndërsa ministrja e tij shkon dhe bën 15 rrugë për 15 mbledhje partie në Peshkopi me helikopter se nuk shkon dot me makinë. A mund të pranoni ju që një pedagog i juaj të marrë 4 herë më pak se shoferi i FSHZH. Kjo është e vërteta”, deklaroi ai./ B.A. – CNA.al
"Berisha will be the head of the entire opposition, ...
The democratic deputy, Tritan Shehu, spoke about the l...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, has we...
On December 6, the European Union-Western Balkans summit w...
The head of the Agrarian Environmentalist Party, Agron Duk...
The head of the Agrarian Environmentalist Party, Agron Duk...
Partia Socialiste është në fazën e riorganizimit pas detyr...
"The EU membership process is much more than a technical p...
Former Prime Minister Sali Berisha, in a statement to the ...
Enkelejd Alibeaj from the DP's group of dissidents, has en...
The member of the National Council of the Democratic Party...
22 prisoners send a letter to the President of the DP Sali...
Jorida Tabaku from the group of DP dissidents, in an appea...
Ish kryeministri Sali Berisha, është mjaft aktiv në rrjete...
The member of the National Council of the Democratic Party...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ë...
“Raportet mes Ilir Metës dhe Sali Berishës janë të qarta d...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
PD MP Belind Kelliçi spoke about the Fier incinerator in a...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...