web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me një kandidat të përbashkët në zgjedhje/ PL njeh vetëm PD e Berishës

2022-10-23 12:33:00, Politikë CNA

Me një kandidat të përbashkët në zgjedhje/ PL njeh

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur  se opozita do kandidojë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Blushi u shpreh se PL njeh vetëm një PD, ajo që drejtohet nga Sali Berisha dhe do mbështesë pa kushte çdo kandidat të PD.

“Ne e kemi të qartë pozicionin tonë që e kemi bërë publik dhe që mbështetet në dy shtylla: do mbështesim çdo kandidat të PD në të gjitha bashkitë. PL do marrë pjesë në garën për këshillat bashkiakë, ku do angazhohemi për një rezultat spektakolar. Do mbështesim pa kushte çdo kandidat të PD. Për ne çdo bashki do shihet si bastion i opozitës, nuk do kërkojmë asnjë bashki, edhe në bastione të PL, është PD që do të vendosë”, tha Blushi.

 





12:32 POLITICS

Prapaskenat

Meta, gjatë takimit me drejtuesit dhe strukturat lokale të...

Lajmet e fundit nga