web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Batuta dhe të qeshura”/ Çfarë në takimin e fundit, Meta –Kim?

2022-10-23 13:17:00, Politikë CNA

“Batuta dhe të qeshura”/ Çfarë në takimin e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi është shprehur i lumtur dhe e entuziasmuar, ndërsa ka folur për takimin e shefit të tij Ilir Meta me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Sipas tij ata janë takuar më shumë se një herë, por vetëm njëri nga takimet është bërë publike.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Blushi tha se marrëdhëniet e Ilir Metës me Shtëpinë e Bardhë kanë qenë dhe janë shumë të mira dhe korrekte.

Blushi zbuloi edhe disa detaje nga takimi i fundit Meta-Kim, që siç tha zgjati rreth 2 orë e 30 minuta dhe pati batuta dhe të qeshura.

“Ka qenë një takim që ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë. Temat janë bërë publike edhe nga ambasadorja. Ka qenë bisedë e hapur me nota pozitive. Madje, mund t’ju them se takimi ishte karakterizuar nga batuta dhe të qeshura. Kanë qenë gjithmonë të mira marrëdhëniet e PL me SHBA. Nuk kanë fare lidhje me marrëdhëniet e Metës dhe Berishës”, u shpreh Blushi./CNA.al





12:32 POLITICS

Prapaskenat

Meta, gjatë takimit me drejtuesit dhe strukturat lokale të...

Lajmet e fundit nga