
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar disa problematika të gjetura nga ekspertët, pas caktimit të 14 majit si datën e zgjedhjeve lokale.
ISP ka bërë një parashtrim të mbajtjes së zgjedhjeve lokale që nga viti 1992 deri në 2023-shin, ku thekson se vetëm në 3-4 raste ka ndodhur që të jetë respektuar afati kushtetues 3 ose 4 vjeçar.
Në rastet e tjera, ISP thotë se ka devijime në disa muaj, dhe duke marrë parasysh kohën kur merret mandati.
Një problem që ekspertët kanë evidentuar lidhet me raportin midis datës së zgjedhjeve dhe reformës zgjedhore.
ISP deklaron se rreth 6 muaj nga zgjedhjet e reja lokale ende nuk ka reformë zgjedhore dhe as vullnet për një gjë të tillë.
Gjetjet e plota të ISP-së:
Bazuar në Kushtetutën e RSH zgjedhjet lokale zhvillohen një herë në 4 vjet dhe mandati i drejtuesve lokalë është po ashtu 4 vjeçar. Dallim bën periudha 2000-2007, kur Kushtetuta përcaktonte mandate 3 vjeçare. Referuar të dhënave zyrtare të datës së zgjedhjeve 1992-2023 vetëm në 3-4 raste ka ndodhur që të jetë respektuar afati kushtetues 3 ose 4 vjeçar. Në rastet e tjera ka devijime në disa muaj, dhe duke marrë parasysh kohën kur merret mandati (mandati merret pasi përfundojnë ankimimet dhe del rezultati i plotë zyrtar i zgjedhjeve), mandatet kushtetuese kanë krijuar diferenca të mëdha, - aty ku mandati merret pa ankimime respektohet periudha 4 vjeçare, aty ku ka debate dhe ankimime mandati devijon deri në 4-5 muaj.
Problemi i dytë, sipas ekspertëve të Institutit të Studimeve Politike (ISP), lidhet me raportin midis datës së zgjedhjeve dhe reformës zgjedhore. Vijon tradita negative, zgjedhje pa pasuar ende reformë zgjedhore. Një komision parlamentar është ngritur dhe zyrtarisht vepron prej muajsh, por ende nuk ka asnjë rezultat konkret për reformën zgjedhore, ndërkohë që paralelisht po ndërmerren nisma, si ajo e fundit e mazhorancës, për të ndërhyrë në Kodin Zgjedhor pavarësisht punës paralele në reformën zgjedhore. Për më tepër, reforma aktuale zgjedhore po ecën me reformën administrative, dy tema që nuk kanë përputhje por kanë ndërthurje dhe mbivendosje. Për pasojë, rreth 6 muaj nga zgjedhjet e reja lokale ende nuk ka reformë zgjedhore dhe as vullnet për një gjë të tillë. Tradita e reformës “në minutat e fundit” ose e marrëveshjeve të fshehta në emër të reformës zgjedhore, pa transparencë, konsultim dhe llogaridhënie publike vijon edhe më 2022, - një tregues tjetër i devijimit të sistemit tonë politik dhe parlamentar nga praktikat e mira demokratike dhe nga standardet e një vendi kandidat për në BE.

Komisioni i reformës nuk ka trajtuar ende asnjë propozim dhe rekomandim (nga dhjetra të tillë) të adresuar nga shoqëria civile dhe as vetë rekomandimet e ODIHR/OSBE, pavarësisht se të dy burimet duhet të jenë objekt i punës së komisionit, sipas vendimit përkatës së Kuvendit të Shqipërisë. E fundit, por me rëndësi, shqetësues është fakti se edhe faktori ndërkombëtar, përfshirë OSBE dhe BE, janë “në borxh me konceptin e transparencës dhe gjithëpërfshirjes” në presionin pozitiv mbi palët politike, në punën me shoqërinë civile dhe në sensibilizimin publik shndërrimin e reformës zgjedhore në prioritet dhe detyrim institucional. Pavarësisht nga kjo, ISP do të vijojë të monitorojë zgjedhjet, reformën zgjedhore, cilësinë e kandidatëve, jetësimin e dekriminalizimit dhe integritetit, - si pjesë e kontributit periodik në funksion të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale./ B.A. - CNA.al
Kryetari i Partrisë Demokratike, Sali Berisha, është d...
"Berisha will be the head of the entire opposition, ...
The democratic deputy, Tritan Shehu, spoke about the l...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, has we...
On December 6, the European Union-Western Balkans summit w...
The head of the Agrarian Environmentalist Party, Agron Duk...
The head of the Agrarian Environmentalist Party, Agron Duk...
Partia Socialiste është në fazën e riorganizimit pas detyr...
"The EU membership process is much more than a technical p...
Former Prime Minister Sali Berisha, in a statement to the ...
Enkelejd Alibeaj from the DP's group of dissidents, has en...
The member of the National Council of the Democratic Party...
22 prisoners send a letter to the President of the DP Sali...
Jorida Tabaku from the group of DP dissidents, in an appea...
Ish kryeministri Sali Berisha, është mjaft aktiv në rrjete...
The member of the National Council of the Democratic Party...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ë...
“Raportet mes Ilir Metës dhe Sali Berishës janë të qarta d...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...