web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha ngre akuzat/ Rama ka shpenzuar 19 milionë euro udhëtime

2022-10-27 19:16:00, Politikë CNA
Berisha ngre akuzat/ Rama ka shpenzuar 19 milionë euro udhëtime
Edi Rama dhe Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e quan abuzim të kryeministrit Edi Rama me udhëtimet.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se Rama ka shpezuar 19 milionë euro në 127 udhëtime me avion dhe taksi.

Kreu i demokratëve ka publikuar datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me charter të Ramës nga shtatori i vitit 2013 deri më sot.

Sipas tij, ky është një krim publik tejet i rëndë dhe një banditizëm qeveritar i përmasave gjigante.

“Super abuzim!

19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!

Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.

Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!

Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 deri sot!”, shkruan Berisha./ B.A. – CNA.al





14:44 POLITICS

Babales

Komisioni i Sigurisë ka vijuar me tensione, mes depuetit t...

Lajmet e fundit nga