web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belind Këlliçi starts the primary campaign/ Shows the problems of the residents of the New Ring

2022-10-29 19:15:00, Politikë CNA
Belind Këlliçi starts the primary campaign/ Shows the problems of
Belind Këlliçi

Belind Këlliçi ka nisur sot takimet për fushatën e primareve, nga të cilat do të dalë kandidati për kryebashkiak i Tiranës.

Takimin e parë, Këlliçi e ka zhvilluar me banorët e Unazës së Re, ku ka evidentuar disa probleme.

Deputeti thotë se në këtë zonë mungojnë shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore, ndërsa pretendon se ka vetëm pallate ngjitur me njëra-tjetrën.

“Takimin e parë të fushatës së primareve e nisa në një nga zonat që përfaqësoj si deputet, përballë demokratëve dhe simpatizantëve.

Në Unazë të Re nuk ka shkolla, çerdhe dhe as qendra shëndetësore. Ka vetëm pallate ngjit e ngjit.

Belind Këlliçi starts the primary campaign/ Shows the problems of

Janë rreth 70 mijë banorë që u mohohen shërbimet nga Erion Veliaj.

Pushteti pa leverdinë e vet. 1 kilometër rrugë e faturuan 21 milionë euro. Më shtrenjtë se kudo në Bashkimin Europian.

Këto para ia vodhën Tiranës, të ardhmes së saj, banorëve që paguajnë taksa.

Pa votën tuaj Veliaj nuk ka ç'të vjedhë. Mos harroni miq! Të fortë një politikan e bën vota juaj. Ju e ndani këtë punë.

Takimet janë të hapura për çdo banor që dëshiron të na bashkohet. Bujrum miq!

Një Tiranë kemi”, shkruan ai në rrjetet sociale./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga