web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate në Komision, Grida Duma merr superxhiro me Bora Muzhaqin/ Albana Vokshi: Kjo punë nuk bëhet kështu

2022-10-31 10:28:00, Politikë CNA

Debate në Komision, Grida Duma merr superxhiro me Bora Muzhaqin/ Albana

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, k ku po diskutohet projektligji i buxhetit të vitit 2023, ka nisur me debate

Kryetarja e Komisionit, Grida Duma ka debatuar me Ministren Bora Muzhaqi.

Kur kjo e fundit nuk i është përgjigjur me shifra, atëherë Duma, ndërpreu mbledhjen e Komisionit.

Por, sipas deputetes së PD-së, Albana Vokshi, kjo punë nuk bëhet kështu, pasi duhet përgjigjja e saktë dhe ndaj ishte ministrja aty.

Debati:

Grida Duma: Sa e ke buxhetin për fëmijët?

Bora Muzhaqi: 5 miliardë lekë.

Grida Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?

Bora Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen.

Grida Duma: Nuk e ke shifrën. Buxhetin për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pambrojtëshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë.

Grida Duma: Mbylle komisionin.

Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu./CNA.al





Lajmet e fundit nga