web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Plaçkitja e votave”/ Zgjedhjet e 14 Majit, nisin të tensionojnë politikën

2022-10-31 12:31:00, Politikë CNA

“Plaçkitja e votave”/ Zgjedhjet e 14 Majit, nisin të

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar turin e kryeministrit Edi Rama në Dibër.

Berisha e quajti Ramën  armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve.

Sipas tij, nga Dibra, Rama foli përsëri për plaçkitje të votave.

“Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve. Dje nga Dibra ai u zotua sërish në një shoë festiv, foli përsëri për plaçkitje të votave.

Të përdorësh një shoë festiv për t’u zotuar se do plaçkitësh votat, sfidon çdo shqiptar që beson te vota e lirë, dhe i mobilizon ata por të dhënë përgjigjen që meriton: armik i votës së lirë.

Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga zyra dhe të japë dorëheqjen edhe për aferën e madhe të Butrintit. Ai shpartalloi parkun e Butrintit vetëm për interesat e veta dhe të oligarkëve të tij”, është shprehur Berisha.

Dibra lakohet për dosjet “339” dhe “184” që kanë të bëjnë me zgjedhjet./CNA.al





Lajmet e fundit nga