web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i 362 votave i kërkon llogari Qeverisë/ Ngre pyetje për Portin e Durrësit

2022-10-11 18:34:00, Politikë CNA
Deputeti i 362 votave i kërkon llogari Qeverisë/ Ngre pyetje për
Deputeti Petrit Vasili

Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, i ka kërkuar sot Qeverisë llogari për projektin e Portit të Durrësit.

Në një status në rrjetet sociale, ai thotë se rreth dy muaj më parë i ka këkrkuar Ministrisë së Infrastrukturës informacion për Portin e Durrësit dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Duke marrë shkas nga kjo, Vasili shtron disa pyetje për Qeverinë.

Statusi i plotë:

Afera e portit të Durrësit, Qeveria e tmerruar bllokon dhe i fshihet kërkesës zyrtare për informacion!

Që rreth dy muaj më parë i jam drejtuar me leter zyrtare Ministrise se Infrastruktures dhe Trasportit dhe per dijeni Edi Rames per te zbardhur te verteten e Portit te Durresit.

Asnje pergjigje nga Qeveria!

Çfare fshehin?

Pse kane kaq frike qe te pergjigjen?

Cila eshte e verteta per kete afere mostruoze?

Edhe sa kohe mendojne se mund te fshihen?

Qeveria ne menyre te fshehte, mafioze dhe pa asnje trasparence po perpiqet te rrembeje, kete aset strategjik te nje rendesie te jashtezakonshme kombetare siç eshte Porti i Durresit.

E kane te kote, e verteta do dale shume shpejt ne shesh dhe kot genjejne veten se keshtu ne heshtje dhe pa u ndjere do te rrembejne miliarda euro.

E verteta po del, kini mendjen...!

Ja pyetjet drejtuar Qeverise ne kerkesen time zyrtare:

A është dhënë statusi i investitorit strategjik?

Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status?

Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group” ?

Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?

A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?

Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?

Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?

What is the cost of the new commercial port and how long will it take to complete the construction of this port?

In this interim period of the beginning of the construction of the tourist port on the one hand and the commercial port on the other, where will the operation of the Durrës Port Customs be located?

Will the construction of the new commercial port be realized with budget funds or will another debt be required?

What is the official position of the institutions of the European Union on this project?

We ask you to make available to us all official communication with the European Union for this project.

PS Below is the official information request document./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga