Plenary sessions resume with debates/ Rama present in Parliament, podium blocked
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli akuzon kryetarin e Bashkisë së Tropojës për shkelje. Vangjeli akuzoi Rexhë Byberin se nëpërmjet tenderave ka ndarë për familjarët e tij, së paku 1 miliardë e 400 milionë lekë.
"A do më Spaku për Rexh Byberin, të cilit i rëndojnë së paku 1 miliardë e 400 milion lekë para publike të ndara me familjarët pa përllogaritur vlerën e denoncimit në emisionin investigativ Piranjat?", u shpreh Vangjeli.
Deklarata e plotë:
Rexh Byberi, Ish kryetari i Komunës Margegaj dhe prej 2019 Kryetari i Bashkisë Tropojë u bë i njohur për dhënien e titulli ‘Qytetar Nderi’ të agjentit të korruptuar dhe të dënuar nga Drejtësia Amerikane, Charles McGonigal. Emisioni investigativ Piranjat denoncoi z. Byberi për shkeljen e ligjit lidhur me projektin ‘Rikonstruksioni i rrugës Grace- Loku i Gracit.
Kjo shkelje është një thërrime krahasuar me veprimet e tij antiligjore: që nga aktiviteti si Kryetar i Komunës Margegaj duke vijuar me detyrën si Kryetar i Bashkisë Tropojë. Z.Byberi mesa duket ka kuptuar gabim detyrën e tij jo si shërbyesi i parë i Tropojës por si pronari absolut i kësaj bashkie. Ai shfrytëzon postin për qëllime të përfitimit personal e familjar.
Në formularin e deklarimit të pasurisë z.Rexh Byberi ka cituar marrje kredie për hapjen e një lokali objekt shërbimi.
Në periudhën kur Byberi ishte kryetar i komunës Margegaj, bashkëshortja deklaronte objekt shërbimi lokal 135 m2 , adresa lagjia Partizani, B. C., viti i ndërtimit 2013 , vlera 1.9 milion lekë, burimi të ardhurat nga kredia e marrë nga Rexha si dhe kontrata e bashkëpunimit dhe sipërmarrjes me shoqërinë ‘Vllaznimi’ shpk. ‘Vllaznimi shpk’ është në pronësi të kushëririt të Rexh Byberit konkretisht Bashkim Byberit.
Ndaj kësaj shoqërie znj.Byberi deklaron detyrimin 9 milion lekë për 3 vite me pagesë me këste 25 mijë lekë në muaj. Këtë detyrim e ka deklaruar të shlyer në 2014.
z.Byberi gjatë detyrës si Kryetar i komunës Margegaj ka paguar kushëririn me ‘Vllaznimi shpk’ në vlerën 83 milion lekë me tendera.
Pra kryetari Byberi jo vetëm i jep tendera kushëririt por haptazi paguan detyrimin e bashkëshortes me paratë publike të tenderave.
Por nuk përfunduan këtu përfitimi i parave publike të ndara me ‘Vllaznimi shpk’.
Edhe në cilësinë e kryetarit të bashkisë Rexh Byberi kalonte paratë e tenderave tek Bashkim Byberi jo pak por rreth 598 milion lekë për rikonstruksione, mirëmbajtje, ndërtime, skema ujitëse etj.
792 milion lekë ka përfituar ‘Trajler shpk’ e Anila Byberit nga Rexh Byberi. Avni Byberi, familjari tjetër i Rexh Byberit është pronar i shoqërisë ‘Byberi shpk’.
Në 22 Shkurt 2022 Drejtoria e Pyjeve, kullotave dhe Bujqësisë në Bashkinë Tropojë dorëzon relacion shoqëruar me dokumentet respektive në Këshillin Bashkiak për miratimin e dhënies me qira të sip 0,47 ha nga fondi pyjor me adresë lugina Kolgecaj nga njësia administrative Margegaj deri në njësinë administrative Fierzë në favor të Byberi shpk.
Nuk vonon dhe në 1 Gusht 2022 Rexh Byberi lidh kontratën e qirasë nr 3360/2 me djalin e xhaxhait Avni Byberi për sa më sipër në shkelje flagrante të ligjit duke shkatërruar një zonë natyrore, të banuar dhe njëkohësisht zonë turistike, duke grirë malin, duke e kthyer në beton dhe asfalt.
Po si ndodhin gjithë këto, ku është Spaku, ku janë organet ligjzbatuese?
Për t’i shmangur, Rexh Byberi mbyll gojën e antikorrupsionit të përfaqësuar nga Petrit Imeraj, Koordinator Anti Korrupsion në Agjencinë Nacionale të Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Drejtësisë.
Petrit Imeraj është pronari i shoqërisë ‘HTSH shpk’.
Dhe si Koordinator i anti korrupsionit haptazi në shkelje të ligjit në vend që të kryejë detyrën duke mbrojtur pasurinë kombëtare, Imeraj në mënyrë flagrante hap biznes privat dhe fiton tendera deri tani në vlerën 87 milion lekë, nga të cilat 83 milionë i ka marrë nga Rexh Byberi.
A do më Spaku për Rexh Byberin, të cilit i rëndojnë së paku 1 miliardë e 400 milion lekë para publike të ndara me familjarët pa përllogaritur vlerën e denoncimit në emisionin investigativ Piranjat?
Ndërkohë që ka deklaruar vetëm të ardhura nga pagat, dhe 1 shtëpi në fshat, një apartament të trashëguar nga bashkëshortja për të cilin nuk është i qartë tamam sa është sipërfaqja e deklaruar një herë 50 m2 një herë 71 m2 e një herë 120 m2, një shtëpi ndërtesë 135 m2 nga të ardhurat familjare, plus kredi konsumatore./CNA
Ambasadori gjerman, Karl Bergner u shpreh në një dekla...
Mesditën e sotme ishte parashikuar të zhvillohej Konfe...
Prime Minister Edi Rama has reacted to the negotiations be...
The meeting of the Conference of Presidents, which was sch...
Following the tour for membership in the Socialist Par...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
Prime Minister Edi Rama claims that the Socialist Part...
The agreement of the majority with the DP has been wel...
The delegation of the European Union in Albania has re...
Prime Minister Edi Rama has reacted to the decision of...
Prime Minister Edi Rama inspected the works on the new...
The lawyer of former Prime Minister Sali Berisha, Genc...
Lawyer Genc Gjokutaj has accused GJKKO, after the requ...
The Minister of State and Relations with the Parliamen...
The soldier of Basha, Enkelejd Alibeaj, in a TV appear...
The vice president of the Democratic Party, Gazment Ba...
Bashkëkryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Taba...
The Minister of State for Local Government, Arbjan Maz...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, has re...
Prime Minister Edi Rama attacked the opposition in a m...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...