web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshjet PS-PD/ Ambasadori gjerman deklaratë nga Korça: Kënaqësi e madhe!

2024-03-13 13:05:00, Politikë CNA
Marrëveshjet PS-PD/ Ambasadori gjerman deklaratë nga Korça:
Ambasadori gjerman, Karl Bergner

Ambasadori gjerman, Karl Bergner u shpreh në një deklaratë për mediat nga Korça se është kënaqësi që të si e madhe për të që të shikojë të tilla zhvillime si takimet apo negociatat mes PD-së dhe PS-në.  Ai tha se kthimi i jetës normale parlamentare në Shqipëri i ndihmon integrimit të vendit në BE.

"Nuk besoj se është nevoja të theksoj që është një kënaqësi vërtet e madhe që ne shikojmë këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamentin shqipëtar e gjithsesi do të shikojmë nesër nëse parlamenti do ti rikthehet realisht aktivitetit të vet normal duke folur për përmbajtje pa qënë nevoja të bojkotohen seancat. Gjithmonë e kemi theksuar në këto muaj të fundit që prej se në parlament ka nisur pra zhvillimet deri diku shqetësuese sikurse i keni konstatuar pra kemi theksuar që një parlament funksional është një kusht mjaft i rëndësishëm për një sistem demokratik edhe për procesit e integrimit të Shqipërisë në BE. Për ne është kënaqësi të konstatojmë që këto bisedime që janë zhvilluar midis partive politike në Shqipëri tanimë të shpresojmë që do sjrllin zhvillime pozitive sepse ne shpresojmë që ky lloj bashkimi i forcave politike të sjellë një dakortësi në tema të tjera të rëndësishme sikurse është reforma zgjedhore por edhe tema të tjrra të rëndësishme për qytetarët shqipëtarë", u shpreh ambasadori. 

Ambasadori nënvizoi se shpreson që të ketë një reformë të sistemit zgjerdhor. 

"Kjo është një pyetje mjaft teorike sepse ne shpresojmë që të kemi një reformë të sistemit zgjrdhor dhe unë nuk mund të jap që tani konkluzionet e mia për një reformë që nuk është përmbyllur ende. Sikurse ju e dini egziston një komision parlamentar për çështjen e reformës zgjedhore i cili ka afatin e vetë deri në datën 21 Mars, do paraqesë rezultatet e punës së tij përpara përpara parlamentit, përpara Kuvendit dhe në momentin që do të merret vendimi në lidhje me këto rezultate ateherë mund të shprehemi", u shpreh ai. 





Lajmet e fundit nga