web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Berishës: Bledi Çuçi është përzënë nga Zvicra për drogë

2023-10-19 12:41:00, Politikë CNA
Deklarata e fortë e Berishës: Bledi Çuçi është
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit u shpreh se Bledi Çuçi, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së është përzënë nga Zvicra për drogë. 

Teksa e quajti Çuçin një gënjeshtar të paskrupullt, Berisha tha se është përzënë nga Zcvira kur ai ishte student. 

"Së fundmi, akti kulmor i shëmtuar, i caktojnë opozitës përfaqësuesit në komisionin zgjedhor. Ky do ishte Çuçi që është një mashtrues ordiner. Ju bëj thirrje të hetoni pak për Çuçin. Ka nevojë të hetohet. Hetoni pak a është përzënë nga Zvicra dhe pse është përzënë? Nga Gjeneva. Informacionet e mia janë pa diskutim, por interesante për publikun janë hetimet e gazetarëve. Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva. Ka qenë më studime atje. Student. Është përzënë për drogë. E di vetë ai. E dyta, pyesni pak se kush është Aranit Arapi. Unë e kam këtu në librarinë dixhitale kushedi sa informata të qytetarit dixhital për të. Aranit Arapi është krahu i djathtë i Saimir Tahirit në trafikun e drogës për kohën kur ishte. Për hir të vërtetës, e përzuri Fatmir Xhafaj. Një njeri që nuk e mori Sandër Lleshaj, e kish edhe mirditor, por nuk e mori se e dinte se nxinte. E mori ky dhe e bëri këshilltar kryesor. Ajo sera që u kap me 90 gra në Berat, mbikëqyrjes nga Çuçi dhe Araniti.Tani Çuçi është një gënjeshtar i paskrupullt. Kur themi që komisioni është ngritur mbi bazë konsensusi, nuk nënkupton kurrë që ne do i caktojmë njëri-tjetrit me konsensus anëtarët. Komisioni funksionon mbi bazën e konsensusit. Dmth që ligjet, nenet që ai miraton, duhet t’i miratojë me konsensus.Dhe e tillë ka qenë në 32 vite.", u shpreh Berisha./CNA





10:34 POLITICS

Braçe nxehet keq/

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur për gazetarët ...

Lajmet e fundit nga