web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dakordësia PD-PS për komisionin e

2025-10-27 10:29:00, Politikë CNA

Dakordësia PD-PS për komisionin e

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori fjalën në foltoren e Kuvendit pas miratimit të ngritjes së Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Balla tha se për herë të parë në komisionin për Reformën Zgjedhore janë përfshirë të gjitha partitë.

"Falenderoj kolegët nga mazhoranca dhe opozita për miratimin e këtij projektvendimi. Peër herë të parë në komisionet e për Reformën Zgjedhore janë përfshirë të gjitha partitë" u shpreh ai.

Balla iu përgjigj deklaratës së Shehajt, për të cilin tha se ditën dakordësohet me PD për kandidatët për bashkinë ndërsa në Kuvend vjen dhe i shan.

"Ata që e kanë parlamentin shkollë nate nuk e kuptojnë këtë. Ti nuk di të lexosh. Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këto për kandidatë dhe pastaj vjen këtu dhe i shan. Ne nuk bëjmë pazar me askënd. E rëndësishme për ne është ngritja e komisionit dhe që brenda 31 dhjetorit të kemi gati ligjin për financimin e partive politike. E dyta e rëndësishme është të shkojmë para me depolitizimin e komisioneve. Ai i Lëvizjes Bashkë dhe deputetja e Shqipëria Bëhet kanë të drejtë se nuk janë përfshirë por jo ky. Je i mirëpritur në mbledhjet e Komisionit dhe do kesh të gjitha të drejta si anëtarët e tjerë. Sot jemi para një situate që ka consensus 99%", tha Balla. /CNA





Lajmet e fundit nga