web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha për mediat italiane: Arrestimi im është politik, e kam kundërshtuar marrëveshjen Rama-Meloni  

2024-04-22 07:35:00, Politikë CNA
Berisha për mediat italiane: Arrestimi im është politik, e kam
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për median italiane, RAI, për marrëveshjen Rama-Meloni.

Gjatë intervistës, ish-kryeministri ka theksuar se arrestimi i tij është politik.

“Po. Jam në një arrest shtëpie për proces totalisht politik. Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, por jam vënë nën hetim, por për arsye politike, për frikën që Edi Rama ka nga rikthimi Sali Berishës dhe që ka adoptuar këto masa”, tha Berisha për emisionin “Report” në Rai 3.

Berisha ndër të tjera ka theksuar se e ka kundërshtuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët e vendeve të treta.

Ai tha se kampet që do të ngrihen në Shqipëri duhet të mbikqyren nga OKB-ja.

“E kam kundërshtuar këtë marrëveshje për problemin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të pranosh që policë shqiptarë apo italianë janë gardianë të të drejtave të njeriut. Jo. Këto kampe duhet të ishin mbikëqyrur nga parlamentar, nga OKB-ja… Qeveria ime nuk do ta pranojë këtë marrëveshje. Ndoshta qeveria italiane nuk është e lumtur me këtë, por kjo duhet sqaruar” është shprehur Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga