web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjohet Luli, e quan Metën të sëmurë mendor

2024-04-20 13:09:00, Politikë CNA
Zgjohet Luli, e quan Metën të sëmurë mendor
Lulzim Basha

Kreu i PD-së së "Vulës", Lulzim Basha, në një takim me këshilltarët bashkiakë, pasi u zgjua nga gjumi, u trimërua dhe sulmoi kreun e Partisë së Lirisë. 

Duke u shtirur sikur është në krah të SPAK-ut, ndërkohë ka një sërë çështjesh për të cilat është i përfshirë, Luli u shpreh se Meta është një i sëmurë mendor. 

Ky "qëndrim" i tij vjen pas sulmeve që Meta i ka bërë SPAK-ut dhe kreut të kësaj strukture, Altin Dumanit. 

"Qëndrojmë krah SPAK-ut dhe ky është një qëndrim unik nga segmenti politik i qeverisë, pazar-opozitës dhe i pavijonit të pacientëve me sëmundje mendore. Njëri ka hall se po i trokasin prangat, tjetri ka hall se zullumet që ka bërë dhe vazhdon të bëjë, do t’i zërë përfund pavarësisht prej imunitetit aktual që kanë, të tjerët kanë halle që i di gjithë bota", u shpreh Basha./CNA 





Lajmet e fundit nga